10 Maj 2025, 12:43
Nga r.ll
pamje nga maqellara
DIBËR- Policia në Dibër ka reaguar lidhur me incidentin e raportuar mbrëmbjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të PD-së kanë bllokuar dy automjete me dyshimin se po blihenin vota. Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.
Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.
Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.
maqellare policia e dibres
Politike
10 Maj 2025, 12:33
r.ll
chris la civita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të koalicionit "PD-ASHM", amerikani Chris LaCivita ka ndarë sot një postim...
Politike
10 Maj 2025, 12:25
Vladimir Karaj
edi rama
TIRANË- Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Ram...
Politike
10 Maj 2025, 12:03
r.ll
albn kurti
KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë ...
Politike
10 Maj 2025, 11:37
r.ll
pamjet e postuara nga noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast që s...
Politike
10 Maj 2025, 11:22
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi i ka dërguar kërk...
Politike
10 Maj 2025, 11:01
Egla Xhemalaj
foto ilustruese
TIRANË- Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me n...
Politike
10 Maj 2025, 10:21
r.ll
foto ilustruese
MAQELLARË- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të k...
Politike
10 Maj 2025, 10:01
Tyler O'Neil
sali berisha
SHBA- Një kundërshtar i hapur i megadonatorit hungarezo-amerikan George Soros më në fund mund të vizitoj&eu...
Politike
10 Maj 2025, 09:29
r.ll
pamje nga incidenti
MAQELLARË- Një incident mes disa eksponentëve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...
Politike
10 Maj 2025, 09:00
Francesco Vietti
edi rama, giorgia meloni
ITALI- Giro d'Italia 2025 fillon në Shqipëri. Fakti që fillimi dhe tre fazat e para të Giro d'Itali...