Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qindra profile nga Vietnami dhe vende të tjera të Azisë u angazhuan live në faqen e tij në Facebook, gjatë transmetimit të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionion Opinion, duke bërë komente automatike dhe reagime që shprehin zemërim.
TIRANË- Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”.
“Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, Arlind Qori”, shkroi Ngô Thương, nga Vietnami. Mesazh që u replikua nga dhjetëra profile të ngjashme. Në faqen e Ramës u shënuan edhe mbi 1 mijë reagime që shprehnin zemërim, po ashtu nga profile prej Vietnamit apo vendeve të tjerë të Azisë.
Megjithatë Lëvizja Bashkë mohoi kategorikisht të ishte e lidhur me sulmin dhe e cilësoi një përpjekje të kundërshtarëve për ta përbaltur atë. “Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, aq më pak të paguajmë profile të rreme. Aktivistët tanë komentojnë vetëm me profilet e tyre. Me sa duket kjo është një orvatje e kundërshtarëve tanë për të na përbaltur”, i tha BIRN Arlind Qori.




Kryeministria dhe Partia Socialiste nuk iu përgjigjen pyetjeve për koment, nëse kjo metodë e çuditshme ishte përdorur për të rritur angazhimin në videon live dhe as nuk mbajtën qëndrim në lidhje me fushatën që zgjati më shumë se një orë përgjatë intervistës.
BIRN gjeti në një investigim të mëparshëm se një skemë e tillë për të rritur angazhimin në rrjete sociale ishte e pranishme në faqen Team Edi Rama, e cila pavarësisht numrit jo domethënës të ndjekësve arrinte 1.6 milion shikues me videot e saj.
Përveç kësaj faqeje, dhjetëra të tjera të ngjashme në Facebook dhe Instagram janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese./Reporter.al
albn kurti KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë ...
pamjet e postuara nga noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast që s...
foto ilustruese VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi i ka dërguar kërk...
foto ilustruese TIRANË- Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me n...
foto ilustruese MAQELLARË- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të k...
sali berisha SHBA- Një kundërshtar i hapur i megadonatorit hungarezo-amerikan George Soros më në fund mund të vizitoj&eu...
pamje nga incidenti MAQELLARË- Një incident mes disa eksponentëve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...
edi rama, giorgia meloni ITALI- Giro d'Italia 2025 fillon në Shqipëri. Fakti që fillimi dhe tre fazat e para të Giro d'Itali...
foto ilustruese TIRANË- Edicioni i 108-të i Giro d’Italia ka nisur këtë vit në Shqipëri. Në Durrës, Tiran&eum...
tom doshi TIRANË- Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ...