23 Dhjetor 2025, 17:45
Nga E. D
SPAK
TIRANË- Agim Ismaili është marrë zyrtarisht i pandehur në lidhje me çështjen e hakerimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më herët të pandehur janë marrë edhe Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni.
Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i dyshuar ka përfshirë ndërhyrje të paligjshme në sisteme dhe komunikime të mbrojtura.
Mbi Ismailin rëndojnë tre vepra penale që janë përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish-zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.
SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar./Dosja.al
agim ismaili spak arnold rrokaj zambak gjoni
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 17:00
D.S
Policia Italiane
ITALI- Trafikimi i drogës ishte fitimprurës dhe i menaxhuar në mënyrë efikase përmes mesazheve dhe mediave ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 17:04
E. D
E-albania
TIRANË- Bizneset po hasin vështirësi të shumta gjatë ditëve të fundit për kryerjen e shërbimeve onli...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 16:48
E. D
pamje nga protesta
DURRË- Banorët në qytetin e durrësit, të cilët preken nga projekti TID i janë rikthyer prot...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 16:20
E. D
Agim Ismaili
TIRANË- Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, së bashku me avokatin e tij ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 15:53
D.S
Dogana Shqipëri-Greqi në Kakavijë
KAKAVIJË- Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kuf...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 15:34
D.S
foto ilustruese
VLORË- Policia e Vlorës, ka identifikuar 3 persona me kombësi kineze, bashkëpunëtorë për prostitucion. V...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 14:48
I.A
ELBASAN- Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 14:36
M.L
GJIROKASTËR- Prokuroria e Gjirokastrës ka konfiskuar pasuri në vlerë rreth 3 milionë euro të Drini Alikos për të ...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 14:17
D.S
ITALI- Mbrëmjen e 24 qershorit 2024, në fund të ndeshjes, Shqipëri-Spanjë, Marius Deda dyshohet se ka plagosur dy persona me thik&eum...
Aktualitet
23 Dhjetor 2025, 14:27
M.L
Leonard Thodhori, Fatmir Sulovari
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka çuar në gjyq tre persona të dyshuar për rrëmb...