22 Shtator 2023, 15:28
Nga I.A
Policia
LEZHË- Një aksidenti i djeshëm në Lezhë, i cili për pak i ka marrë jetën 32-vjeçarit Marsido Pati, ka rezultuar në tentativë për vrasje. Mësohet se 25-vjeçari nga Shëngjini, Antonio Uldedaj tentoi që të vrasë ish-kunatin, për shkak të problemeve që ky i fundit kishte me motrën e tij. Uldedaj e ka përplasur disa herë më makinë 32-vjeçarin, i cili ndodhej me motor. I riu është shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasjeje, ndërkohë që Pati ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Lezhë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, e raportuar fillimisht si aksident rrugor, në Shëngjin, ku një automjet përplasi një motomjet. Tentoi të vriste ish-bashkëshortin e motrës së tij, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës, duke i goditur disa herë, me automjet, motomjetin, shpallet në kërkim 25-vjeçari. Sekuestrohen automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Paraditen e djeshme, Policia është njoftuar se kishte ndodhur një aksident rrugor në aksin “Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur "Kthesa e Knallës", ku një automjet kishte përplasur një motomjet dhe drejtuesi i automjetit ishte larguar nga vendi i aksidentit. Specialistët e Policisë Rrugore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë kryer hetime të thelluara për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që u raportua fillimisht si aksident.
Nga hetimet e deritanishme u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. U., 25 vjeç, banues në Lezhë, pasi rezultoi se ka përplasur qëllimisht, disa herë, me automjet, motomjetin me drejtues ish-bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, për shkak të konflikteve për zgjidhjen e martesës. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe motomjeti që u përfshinë në këtë rast. Vijon puna intensive për kapjen e 25-vjeçarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.
aksident ne lezhe antonio uldedaj marsido pati
Aktualitet
22 Shtator 2023, 14:48
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një episod i dhunës në ambientet e shkollës është raportuar nga shkolla publike 9-vje&ccedi...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 14:21
r.ll
zjarret
FIER- Tre vatra zjarri janë akivizuar njëkohësisht në qytetin e Fierit.
Mësohet se zjarri i parë ka rën&e...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 14:17
r.ll
makina e djegur
ELBASAN- Një makinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes në autostradën “Tiranë-Elbasan”....
Aktualitet
22 Shtator 2023, 14:18
A.B
VINZ
TIRANË- Është liruar reperi Ervin Selita, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin ‘Vinzi’. Vendimi për të ë...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 13:57
r.ll
klered bozhanaj
TIRANË- Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarj...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 13:47
A.B
Autori
TIRANË- Klered Bozhanaj, 42-vjeçari që plagosi efektivin e forcave “Shqiponja” në kryeqytet dy ditë m&eu...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 13:27
r.ll
foto ilustruese
VLORË-Një zjarr ka përfshirë tre ullishte në fshatin Kërkov të Vlorës. Në vendin e ngjar...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 13:20
A.B
Autori dhe i plagosuri
TIRANË-Zbardhet dinamika e plagosjes së policit Edlir Alleshi dy ditë më parë në zonën e Kinostud...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 12:57
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka bërë me dije se janë ndaluar disa persona në lidhje me tullumba...
Aktualitet
22 Shtator 2023, 12:56
a.l
Foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ra n...