18 Prill 2025, 10:57
Nga M.B
Foto ilustruese
MORINA- Dy turq janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tentuan të hynin në Shqipëri me drogë me vete. Policia bën me dije se të arrestuarve iu gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu është arrestuar edhe një person që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli si edhe një tjetër që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë:
DRKM Kukës/Intensifikohen kontrollet nga Policia Kufitare, për goditjen e krimeve kufitare dhe kapjen e shtetasve që tentojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, shërbimet e Policisë Morinë kapën në flagrancë 4 shtetas:
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin me një automjet të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli;
-2 shtetas turq që tentuan të kalonin kufirin me lëndë narkotike kanabis me vete;
-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, ndërkohë që ishte në kërkim nga Policia e Krujës.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet procedurale respektive në Prokurorinë e Kukësit, për shtetasit:
D. N., 46 vjeç banues në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri, me një automjet tip “Mercedes Benz” që rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, në vitin 2021. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës;
Gjithashtu, Policia Kufitare kreu veprimet administrative për V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, që tentoi të kalonte në Kosovë, në mënyrë të parregullt. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariatit i Policisë Krujë, që e kishte shpallur në kërkim shtetasin V. N., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
morine
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:54
r.ll
altin dumani
DURRËS- Kryeprokurori i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ishte i pranishëm sot në Konferencën e 8-t&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:33
M.B
Roan Brahimi dhe partnerja
TIRANA- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me dy atentatet e ndodhura mbëmjen e djeshme një në Le...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për të akuzuarit e aferës s&...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:13
M.B
Arenc Stafa
TIRANA- Personi në foto është 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili u plagos në atentatin e mbrëmjes së shku...
Aktualitet
18 Prill 2025, 10:18
r.ll
foto ilustruese
FIER- Një 60-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Daullas. Viktima i identifikuar si Agron Sukulli &eu...
Aktualitet
18 Prill 2025, 09:55
r.ll
pamje nga vendngjarja ne lezhe dhe tirane
TIRANË- Vendi është tronditur mbrëmjen e djeshme nga dy atentate mafioze. Në Lezhë,...
Aktualitet
18 Prill 2025, 09:44
r.ll
roan brahimi, gjovalin prendi
LEZHË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 65-vjeçarit, Gjovalin Prendi, mbrëmje...
Aktualitet
18 Prill 2025, 09:05
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Katër të plagosurit e atentatit të mbrëmjes së djeshme mësohet se kishin shkuar në...
Aktualitet
18 Prill 2025, 08:55
r.ll
automjeti i të plagosurve në vendngjarje.
TIRANË- Janë zbardhur detaje lidhur me plagosjen e katër personave mbrëmjen e djes...
Aktualitet
18 Prill 2025, 08:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Të plagosurit nga atentati i mbrëmjes së shkuar në Tiranë, 34-vjeçari Arenc Stafa sh...