Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se janë arrestuar dy autorë si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
LEZHË- Gjenden dhe asgjësohen 5396 fidanë kanabis të mbjellura në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër. Mësohet se janë arrestuar dy autorë si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjithashtu janë proceduar për shpërdorim detyre, kryetarët e fshatrave Gëziq dhe Vinjoll, në qarkun Lezhë, 2 inspektorë pyjesh të zonave, si dhe kryetari i fshatit Bodin, në Elbasan.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit/Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve, gjenden në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Shkodër, dhe asgjësohen në total 5396 fidanë dhe bimë cannabis sativa.
Identifikohen 3 shtetas, autorë të rasteve të kultivimit në Lezhë dhe në Elbasan. Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, kryetarët e fshatrave Gëziq dhe Vinjoll, në qarkun Lezhë, 2 inspektorë pyjesh të zonave, si dhe kryetari i fshatit Bodin, në Elbasan.
Gjatë kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, janë goditur disa raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, konkretisht:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë zbuluar në pyllin e fshatit Gëziq, një hapësirë që ishte përshtatuar për kultivimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 500 fidanë cannabisi në kubikë, gati për t’u kultivuar në tokë, të cilët u asgjësuan nga Policia. Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. Gj., 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. Gj., 32 vjeç. Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin Gj. B., 63 vjeç, kryetar i fshatit Gëziq dhe për shtetasin P. Ç., 65 vjeç, specialist pyjesh për zonën e Gëziqit.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë gjetur në territorin e fshatit Vinjoll, Kurbin, 288 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Vinjoll, shtetasin I. B., 52 vjeç dhe për shtetasin M. Gj., 36 vjeç, inpektor pyjesh në fshatin Vinjoll.
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan gjetën në terren malor, në fshatin Bodin, 29 bimë narkotike cannabis sativa. Për këtë rast, u arrestua autori i dyshuar, shtetasi F. B., 44 vjeç. Gjithashtu, u proceduan penalisht kryetari i fshatit Bodin, për shpërdorim të detyrës, dhe xhaxhai i të arrestuarit, për moskallëzim të krimit.
-shërbimet e DVP Shkodër kanë gjetur në territorin e njësive administrative Shalë, Pult, Postribë dhe Temal, 4167 fidanë dhe 412 bimë narkotike cannabis sativa.
Strukturat hetimore të drejtorive vendore të Policisë Shkodër, Lezhë dhe Elbasan, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
Foto ilustruese DURRËS- Një 35-vjeçar është arrestuar në doganën e Hanit të Hotit pasi ishte shpallur në...
Agim Doçi TIRANË- Poeti dhe tekstshkruesi i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në mosh&eum...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në autostradën Tir...
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar tezat e provimit të fundit të maturës, lendët me zgjedhje. Siç ka ndodhur ...
Armët TIRANA- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 23-vjeçarin nga Kosova, Daors Gashi, i cili u kap me armë zjarri ...
Agim Doçi TIRANA- Mëngjesin e sotëm u dha lajmi për ndarjen nga jeta të poetit të mirënjohur shqiptar Agim Doçi...
Foto ilustruese TIRANA- Një 38-vjeçar me inicialet A. F., është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italis...
Agim Doçi TIRANA- Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai&nb...
Foto ilustruese TIRANA- Kostot e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas pritet të arrijnë në total 129 milionë euro, sipas t&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Të dhënat e UNICIF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alar...