LIVE UPDATES
Aktualitet

Testi për licencën, një muaj provime për mjekët e rinj/ Datat e testimeve për mijëra kandidatë që duan bluzën e bardhë

Në javën e ardhshme pritet të bëhen publikë emrat referuar këtij kalendari datash.

6 Janar 2023, 15:58 Nga A.B
Testi për licencën, një muaj provime për mjekët e rinj/
Mjeket

Për të veshur bluzën e bardhë, sikurse edhe për t’u bërë mësues, nuk mjaftojnë vetëm pesë vite shkollim.

Duhet praktikë profesionale pranë urdhrit përkatës, më tej provim për të marrë licencën e ushtrimit të profesionit e në fund një tjetër test për të siguruar një vend pune. Ata që sapo kanë përfunduar praktikën e detyrueshme janë në fazën e dytë tanimë, të shumë pritur nga ana e tyre. Qendra e Shërbimeve Arsimore ka zbardhur kalendarin me datat e provimeve për nëntë profesione të shëndetësisë, të cilët do të testohen përgjatë një muaji, duke nisur nga 16 janari deri në 16 shkurt.

Në javën e ardhshme pritet të bëhen publikë emrat referuar këtij kalendari datash. Të interesuarit, përpara se të paraqiten për të dhënë provimin, duhet të konsiderojnë disa rregulla. Së pari, komunikimi, qoftë verbal në ambientet e provimit apo me celular, është rreptësisht i ndaluar, sikundër edhe konsumi i duhanit apo ushqimeve të tjera.

Po ashtu, ndërrimi i vendit apo lëvizja gjatë provimit është penalizuese për kandidatin. Kujtojmë që ky provim jepet kundrejt një vlere të caktuar, 10 mijë lekë për herë të parë dhe 2500 për secilën herë të pjesëmarrjes. Një skualifikim gjatë provimit apo edhe mosrespektim i orarit të caktuar penalizon kandidatin. Ai jo vetëm që nuk merr pjesë në test, rrjedhimisht nuk merr licencë dhe për një vit, deri në datën e provimit të radhës, nuk mund të kërkojë vend pune.

Paketa e dokumenteve gjithashtu është e rëndësishme, bashkë me maskën mbrojtëse, e cila është futur rishtazi, pasi u hoq një herë si detyrim. Një kartë ID ose pasaportë me një kopje të saj dhe fatura origjinale me vulë për pagesën e tarifës së provimit për llogari të QSHA janë të detyrueshme për t’u futur në sallë. “Kandidatët, të cilët nuk paraqesin dokumentet e mësipërme, nuk mund të marrin pjesë në provim. Në lidhje me orarin e pjesëmarrjes në provim, ju bëjmë me dije se orari do të jetë i përcaktuar për çdo kandidat dhe nuk do të ketë ndryshime orari përtej planifikimit të publikuar në faqen zyrtare të QSHA-së”, nënvizon QSHA në njoftimin për kandidatët.

Pesëdhjetë pikë për të marrë licencën

Në ndihmë të bluzave të bardha që do testohen në sezonin e radhës, i cili do të zhvillohet në nisje të vitit të ardhshëm, ekspertët e Qendrës së Shërbimeve të Arsimit kanë detajuar edhe fondin e mijëra pyetjeve, nga të cilat do të përzgjidhen edhe pyetjet që do të jenë pjesë e tezës së provimit të licencës. Kështu, çdo kandidat mund të orientohet rreth përmbajtjes që do të ketë testi i licencës, duke u njohur me fondin e detajuar të pyetjeve që gjendet në faqen online të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit.

Në rregulloren e provimit të shtetit të miratuar më herët, saktësohet se kandidatët që do të vlerësohen në testimin me alternativa me më pak se 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën e profilit ku aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Në rastet kur një kandidat nuk paraqitet në provim, ose tërhiqet përpara fillimit të tij, atëherë provimi nuk do të vlerësohet si i kryer. Pjesë e sezonit të testimeve do të bëhen edhe shumë kandidatë, të cilët kanë hyrë në testime gjatë sezoneve të shkuara, por që nuk kanë arritur dot të sigurojnë pikët minimale që duhen për të qenë kalues. Këta kandidatë do të duhet të shlyejnë një tarifë më të lartë se sa kandidatët që testohen për herë të parë./Marre nga Panorama

provimet per mjeket

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit