LIVE UPDATES
Aktualitet

The Sun: Kriminelët shqiptarë në Britani po përdorin "Tik Tok" për të rekrutuar "shoferë" të shpërndarjes së drogës, reklamojnë rroga deri në 100 mijë paund

Shumë prej këtyre postimeve përdorin fjalën “puntor”, e përdorur në zhargonin shqip për tregtarët e drogës dhe “pikave”, një term i rrugës për kokainën. 

30 Mars 2025, 12:37 Nga r.ll
The Sun: Kriminelët shqiptarë në Britani po përdorin
foto ilustruese

BRITANI- Kriminelët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar vende pune si tregtarë droge që mund të sigurojnë rreth 100,000 paund në vit të ardhura. Në këto reklama "punëtorëve" u premtohen deri në 6,000 paund në muaj për të shpërndarë kokainë dhe kanabis në një rrjet që shtrihet nga Glasgow në jug të Anglisë, shkruan britanikja "The Sun". 

Në këto reklama siç shihet më poshtë trafikantët shqiptarë të drogës në Britani përdorin një emoji "flok bore" për të simbolizuar kokainën, ndërsa përmban edhe imazheve të autobusëve tradicionalë të kuq anglezë në një rrugë Regent të zbukuruar me Union Jack. Reklama shoqërohet me fjalët: "Kërkohet shofer që ka përvojë në zonën perëndimore të Londrës. Shtatë ditë në javë. 200 £ dita e punës. Makina. Karburanti. Vetëm njerëz seriozë!"

The Sun: Kriminelët shqiptarë në Britani po përdorin

Poshtë, një përdorues komentoi: “Shqiptarët, tre vjet burg mbi 200 paund në ditë nuk ia vlen”. Një tjetër prej reklamave, me gjashtë pemë Krishtlindjesh dhe tre bimë në vazo si simbole, thotë: “Kërkohen tre punëtorë për ishull [fermë kanabisi]. Kush është i interesuar të fillojë një punë, të shkruajë privatisht.

Në vitin 2022, Policia e Surrey publikoi një udhëzues që paralajmëronte prindërit për gjuhën e koduar të përdorur në rrjet ku njoftohej se "flokë dëbore do të thotë kokainë. Tregtarët mund të përdorin gjithashtu këtë gjuhë dhe disa nga këto emoji për të shfrytëzuar të rinjtë."

Shumë prej këtyre postimeve përdorin fjalën “puntor”, e përdorur në zhargonin shqip për tregtarët e drogës dhe “pikave”, një term i rrugës për kokainën. Një tjetër tendencë është se grupet kriminale shqiptare kanë krijuar llogari të dedikuara në TikTok që përdorin kode të fshehta dhe referenca nga këngëtarët shqiptarë.

Vitin e kaluar, Home Office tha se grupet shqiptare të krimit të organizuar janë një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar dhe se janë të përhapura në të gjithë krimin e rëndë dhe të organizuar. Rreth 1700 anëtarë të bandave shqiptare mendohet se janë të lirë në Britani dhe ka më shumë shqiptarë në burgjet britanike se çdo kombësi tjetër e huaj.

Agjencia Kombëtare e Krimit vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje me policinë shqiptare për të luftuar kriminelët që kontrollojnë tregun britanik të kanabisit dhe gëzojnë një pjesë të shëndetshme të tregtisë së kokainës në Mbretërinë e Bashkuar prej 4 miliardë paundësh. Ekipet e zbatimit të ligjit kryen një operacion për të prishur atë që NCA e quajti "kriminaliteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar", duke sekuestruar pothuajse 200,000 bimë kanabisi në të gjithë vendin, me një vlerë rruge prej rreth 120 milion £. Më shumë se 450 shqiptarë u akuzuan vitin e kaluar për vepra, përfshirë furnizimin me drogë, pastrim parash dhe armëmbajtje.  Këtë muaj, shqiptari Pajtim Oruci, 32 vjeç, u arrestua pasi pranoi se drejtonte një fermë kanabisi në Widnes dhe u dënua me 18 muaj burg.

The Sun: Kriminelët shqiptarë në Britani po përdorin
pajtim oruci

Platforma e "TikTok" tha se tani ka hequr përgjithmonë llogaritë që shfaqin reklamat pasi media britanike "The Sun" i paralajmëroi për ekzistencën e tyre. Një zëdhënës i "Tik Tok"shtoi: “Ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon aktivitet të paligjshëm në platformën tonë. Dhe ne heqim në mënyrë proaktive 96 për qind të përmbajtjes që shkel këto rregulla përpara se të na raportohet, ndërsa ridrejtojmë kërkimet e lidhura në Qendrën tonë të Sigurisë."

shqiptaret ne britani


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj