31 Gusht 2025, 09:19
Nga V.Ç
Foto ilustruese
HUNGARI- Auron Hajdini, alias Auron Hysaj, 45 vjeç, është arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar "The Wanted" në Budapest, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “vjedhje me dhunë”.
Në vitin 2013, Hysaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i ka marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente. Nga dënimi, i ka mbetur për të kryer 3 vjet burg.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.
policia e shtetit operacioni \\ budapest auron hajdini auron hysaj
Aktualitet
31 Gusht 2025, 09:12
I.A
Kokaina
ITALI- Një goditje e madhe ndaj trafikut të drogës është kryer në provincën e Perugia-s. Mediat italiane shkruaj...
Aktualitet
31 Gusht 2025, 08:28
I.A
TIRANË- Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë një ngadalësim të ndjeshëm për sa i përket hyrjes s&eu...
Aktualitet
31 Gusht 2025, 08:17
V.Ç
Foto ilustruese
PEQIN - Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Peqi...
Aktualitet
31 Gusht 2025, 07:25
I.A
Moti
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të j...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 21:51
r.ll
edmond kallmi
BRITANI- Një bandit shqiptar që kërcënoi të qëllonte me armë një shofer gjatë një debati p&...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 20:37
r.ll
trafiku
LEZHË- Trafiku në rrugët e Lezhës vijon prej më shumë se 6 orësh. Largimi i numrit të madh të automjet...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 19:34
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-s&...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 19:27
r.ll
gropa
VLORË- Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme të shumta në të gjithë qytetet e vendit. Në Vlorë...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 19:15
r.ll
pamje pas shpetimit
POGRADEC- Një parashutist i Maqedonisë së Veriut ka shpwtuar ditwn e sotme pa lwndime, pasi era e fort&...
Aktualitet
30 Gusht 2025, 18:11
r.ll
foto ilustruese
MIRDITË- Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në "Rrugën e Kombit", në afër...