Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave zyrtarë të Kadastrave që kishin luajtur rolin e sekserëve për të ndërmjetësuar dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së certifikatave të pronësisë.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur moskompetencë për zyrtarët e qytetarët e përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Me argumentin se mes të akuzuarve nuk ka zyrtarë të lartë, SPAK ia ka kaluar dosjen Gjykatës së Tiranës. Për pasojë, Gjykata e Tiranës do të jetë institucioni që do të japë vendimin për 17 personat e akuzuar për këtë skemë abuzive. Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla e 14 persona të tjerë do të hetohen nga prokuroria e Tiranës.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave zyrtarë të Kadastrave që kishin luajtur rolin e sekserëve për të ndërmjetësuar dhënien e ryshfetit në këmbim të marrjes së certifikatave të pronësisë.
Procedimi penal i nisur që më 20 prill 2021 dhe përfundoi me operacionin e arrestimit të disa personave më 26 korrik. Sipas hetimeve, Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj. janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht: në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë; në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre; në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.
TË AKUZUARIT:
Panol At-Nikolla,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.
Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Eni Sejdinaj,e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.
Gazmend Canaj,i akuzuar për kryerjen e veprave penale“Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.
Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.
Neritan Bablusha,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.
Besnik Hyka,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
Ilir Ahmetaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Fjoralb Demiraj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë”kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
Lana Sator TIRANË- Miqtë e Svetlana Timofeevas kërkojnë fonde online. Tre miqtë e ruses që në Shqipëri akuzohet si ...
Fedir Alpatov TIRANË- Fedir Alpatov, ukrainasi i cili u vu në pranga bashkë me dy rusët në Uzinën e Gramshit ka ankimuar vned...
Kuzum Baba VLORË- Vendi i shenjtë për të gjithë besimtarët bektashinj në Vlorë, Kuzum Baba është për...
Lorenc Panganika, Gledis Nano dhe Muhamet Rrumbullaku TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhën&...
Shefki Kurti ITALI- Zbardhet vrasja e Shefki Kurtit, 71-vjeçarit shqiptar që u gjet i copëtuar në fund të muajit korrik në ...
EMRAT/ Dy propozime në tavolinën e Ramës, kush do të pasojë Nanon te "Policia", surpriza zbulohet të mërkur...
Zbulimi POGRADEC- Në fshatin Lin në Pogradec është zbuluar vendbanimi parahistorik më i madh në Ballkan. Ky zbulim, sipas ark...
Aksident BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fu...
Dhori Kule TIRANË- Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, Dhori Kule iu është drejtuar maturantëve që të presin dhe të ...
Gjykata LAÇ- Gjykata e Laçit, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për Met Lik&...