LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi/ Arrestohet shqiptari në Greqi, “koka” e grupit kërkohej nga Belgjika

39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.

28 Nëntor 2025, 19:03 Nga E. D
Trafik kokaine nga Ekuadori deri në Rusi/ Arrestohet shqiptari në
foto ilustruese

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar u arrestua sot në Athinë të Greqisë. Bëhet me dije se shqiptari kërkohej nga autoritetet e Belgjikës, me një Njoftim të Kuq përmes Interpolit, për trafik droge nga Ekuadori në Evropë dhe më pas deri në Rusinë e largët.

39-vjeçari me inicialet H.O., akuzohet si “koka” e grupit, ndërkohë emri i tij nuk është publikuar ende. Rrjeti krimial që transpotonte kontejnerë plot me drogë u zbulua nga bisedat telefonike.

Sipas dokumenteve të prokurorisë belge, grupi dyshohet se trafikonte sasi kokaine nga Ekuadori. Ndërkohë raporti belg përshkruan takime, lëvizje dhe sinjale telefonike që regjistrojnë lëvizjet e anëtarëve të organizatës në Antverp, si dhe rrugët nga porti në depot ku kontejnerët “hapeshin”.

Autoritetet belge e lidhin 39-vjeçarin me lëvizjet midis Belgjikës, Spanjës, Greqisë dhe Shqipërisë, mbikëqyrjen e apartamenteve dhe kontaktet me persona që dyshohet se organizojnë transportin dhe shkarkimin e kontejnerëve.

Arrestimi i tij në Athinë shkaktoi aktivizimin e menjëhershëm të Belgjikës, e cila dërgoi Urdhrin Europian të Arrestit. Siç raportohet ky është një nga arrestimet më të rëndësishme në rastet e drogës në Evropë, pikërisht sepse lidh për herë të parë në një rrëfim të vetëm kriminal kaq shumë vende dhe rrugë të ndryshme: Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.

Rasti nuk ka të bëjë me një operacion trafikimi “lokal”, por me një mekanizëm të supozuar ndërkombëtar i cili, sipas urdhrit belg, përdori logjistikën globale, porte në kontinente të shumta dhe qarqe të Amerikës Latine për të transportuar ngarkesa të vlerësuara në mijëra kilogramë.

Arrestimi i shtetasit shqiptar në Athinë konsiderohet vendimtar jo vetëm për hetimin belg, por edhe për përgjigjen evropiane ndaj rrjeteve të organizuara që lidhin brigjet jugore, portet veriore dhe tregjet lindore në një sistem të vetëm, të padukshëm trafikimi.

"Një shtetas i huaj 39-vjeçar u arrestua më 19.11.2025 nga oficerët e Nën-Drejtorisë së Narkotikëve. Ndaj tij ishte lëshuar një Urdhër Arresti Evropian nga autoritetet belge për përfshirje në një organizatë kriminale me bazë në Belgjikë, e cila dyshohet se importon sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut në Evropë dhe merret me kultivimin e kanabisit si dhe krijimin e impianteve të përpunimit të drogës jashtë vendit. Arrestimi lidhet me sekuestrimin e një kontejneri në portin e Antverpit në shtator 2024, i cili përmbante 500 kg kokainë. I arrestuari u dërgua në Prokurorinë kompetente dhe hetimet vazhdojnë," deklaroi policia greke.

Mbrojtjen e shqiptarit e ka marrë përsipër avokati i njohur grek Sakis Kechagioglou, i cili deklaroi se kemi të bëjmë me: Një nga rastet më komplekse të trafikut ndërkombëtar të kokainës të viteve të fundit. Ngarkesa prej 1.200 kg ndoqi një rrugë transnacionale nga Ekuadori drejt porteve evropiane, përfshirë Antverpin, Greqinë dhe Shqipërinë, me degëzime deri në Rusi. Zgjedhja e juridiksionit është mjeti kryesor që do të përcaktojë fatin penal të klientit tim./Dosja.al

greqi belgjike

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale