10 Nëntor 2022, 15:24
Nga e.k
Policia Gjirokastër
GJIROKASTËR- Një 53-vjeçar me origjinë nga Kruja ka rënë në prangat e Policisë së Gjirokastres pasi u kap në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit". 53-vjeçari u kishte premtuar emigrantëve se do t'i kalonte në vendet e BE-së kundrejt pagesës.
Në cilësinë e provës materiale blutë e Gjirokastrës sekuestruan automjetin e 53-vjeçarit, një aparat celular si dhe një shumë parash që besohet të kenë ardhur nga veprimtaria e paligjshme ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Gjirokastër. Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 49". U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 3 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 53-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 49", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit", Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip "Volksëagen", kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
gjirokaster policia e gjirokastres
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 15:21
A.B
Rita Kaca
TIRANË- Motra e radikalistit Gjergj Laçi, i cili burgoi gruan dhe dy djemtë prej 6 vitesh në shtëpinë e tij, ka f...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 15:07
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Tetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës dhe dy të tjerë po h...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 14:52
a.l
Foto Ilustruese
ELBASAN- Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi theu masën e sigurisë "arrest me b...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 14:51
e.k
Policia e Tiranës
TIRANË- Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme ku dy 1...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 14:46
Skavica
DIBËR- Hidrocentrali me kapacitet instalimi 210 megavatë, që planifikohet të ndërtohet në Skavicë të Kuk&eu...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 14:43
A.B
Policia
TIRANË- Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza. Personi me inicialet M.XH, u ...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 14:35
e.k
Paratë e sekuestruara
KUKËS- Një 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.A banues në Prishtinë është vën&eum...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 13:53
F.M
Votime
TIRANË- Buxheti për vitin 2023 është miratuar në Kuvend. Me 76 vota pro, 41 kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Sh...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 13:45
a.l.
foto ilustruese
TIRANË- Është shtyrë për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj ish-bosit të kriptomonedha...
Aktualitet
10 Nëntor 2022, 13:04
a.l
foto ilustruese
ITALI- Një megaoperacion është zhvilluar në Itali, ku në pranga kanë rënë 42 persona, italianë...