LIVE UPDATES
Aktualitet

Transportuesit e hashashit që kanë zëvendësuar mushkat. Pagesa deri në 1 mijë euro për ta dërguar drogën përmes malit në Greqi

Duke shmangur telefonatat që mos të bien në përgjime, përherë e më shumë kufiri i gjelbër me Greqinë po shfrytëzohet për transport droge në krahë, ku të rinj të papunë u ofrohen pagesa që të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë maleve.

13 Nëntor 2022, 16:43 Nga k.m.
Transportuesit e hashashit që kanë zëvendësuar mushkat.
Foto ilustruese

Jo pak herë Gazetasi.al ka raportuar për fenomenin e kthimit të serave dhe ish tuneleve ushtarake në vendet ku kultivohet drogë. Goditja e një baze të tillë në Berat tregon se gradualisht trafikantët janë zhvendosur nga mbjellja e bimës narkotike në male dhe toka shtetërore në ambjente të mbyllura si apartamente, magazine dhe sera. 

Një strategji e tillë për bimën narkotike nga njëra anë dhe për kokainën që e ka kthyer portin e Durrësit në një kanal të sigurtë për narkotrafikantët, tregon se ende lufta ndaj drogës mbetet sfiduese. Por njëherazi trafikantët kanë shpikur metoda të tjera të nxjerrjes së prodhimit jashtë Shqipërisë.

Duke shmangur telefonatat që mos të bien në përgjime, përherë e më shumë kufiri i gjelbër me Greqinë po shfrytëzohet për transport droge në krahë, ku të rinj të papunë u ofrohen pagesa që të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë maleve.

Ky udhëtim droge kryhet midis Korçës, Gjirokastrës dhe Sarandës. Transportuesit janë burra të papunë që nuk e refuzojnë ofertën dhe madje e kanë ngritur çmimin. Tanimë ata kërkojnë pagesa që variojnë nga 500 euro deri në 1 mijë euro për çdo udhëtim maleve. Gazetasi.al po sjell dosjen e dy transportuesve të cilët për dy vjet punuan punëtorë krahu duke udhëtuar natën shtigjeve të ngarkuar me hashash.

Ditën, katër persona me inicialet K.L , B.S, B. K dhe I.C po përgatiteshin për të trafikuar 70 kilogramë hashash përmes zonave malore të Braçan dhe Kurilë Korçë. Destinacioni ishte Greqia.

Në dosje policia shkruan: Në këtë ditë rreth orës 16:45, policia gjyqësore ka konstatuar në rrugën kombëtare Bilisht-Miras, tek varrezat në hyrje të fshatit Miras, me drejtim lëvizje për në fshatin Miras, automjetin me targa AA .. TB dhe ka kryer ndalimin e këtij automjeti. Pas ndalimit është konstatuar se, automjeti drejtohej nga shtetasi K. S. dhe pas kontrollit të mjetit, në sediljen e pasme, është gjetur një çantë e zezë dhe në bagazhin e mjetit, dy çanta të zeza, ku pasi janë hapur janë konstatuar 65 pako, të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plasmasi trasparente celefoni, brënda të cilave, gjendet një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit ‘cannabis sativa’, që ka një peshë të përgjithshme me gjithë ambalazh prej 69 kg e 86.8 gr.

Policia gjyqësore, rreth 300 metra larg nga vendi ku ishte ndaluar ky shtetas, në hyrje të fshatit Miras, ka konstatuar të vetëm në këmbë, duke ecur në drejtim të Varrezave të fshatit, shetasin B.K”, thuhet në dosje.

I treti me inicialet I.C mbas aksionit u arrestua në banesën e tij në fshat Çetë, Devoll. Ky i fundit thotë në fashikull se e njeh K.C dhe B.K , pasi i kam shokë të ngushtë. Nga gjendja e veshtirë ekonomike u detyrova të bëj çfarëdo lloj pune dhe shoqëri pas shoqërie është njohur dhe lidhur me shtetasin K.S i cili më ka thënë se po të donte të bënte trasport lëndësh narkotike nga Mirasi në drejtim të shtetit grek, i siguronte ai sasinë e lëndës narkotike.”

Detyra e të dyshuarit ishte që ta kalonte drogën në tokën greke “mbasi matanë kufirit dilnin persona të tjerë që e prisnin”.

Në dosje konstatohet se punëtori u aktivizua për dy vjet me radhë si transportues.

“Nga kjo gjendje e vështirë ekonomike u shtyva të punoj pasi duhej të nxirrja ndonjë lek. Punën e transprotuesit ka dy vjet që e bëj  dhe e kam bërë bashkë me B. K. Të dy merrnim nga një çantë me hashash që na i jepte K.S , po se ku i merrte ai ato nuk di gjë dhe nuk e kam pyetur ndonjëherë”.

Nga zona ku kryhej dorëzimi i hashashit në vendin e quajtur Kurila, transportuesit udhëtonin në këmbë në rolin e “mushkave” dhe ecnin për kilometra të tëra mes maleve.

“Ata e merrnin drogën në krahë dhe e çonin matanë në shtetin grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe pasi i kishim dorëzuar tek personat e tjerë atje, ata ktheheshin më këmbë,”-deklarohet në dosje. Për çdo çantë që ngrinin në krahë, në varësi të peshës transportuesit paguheshin 500-650 euro.

Për drogën që u kap, ata shpjegojnë se sapo të errësohej do dilnin për të takuar trafikantin që po ua sillte hashashin me makinë.

“Do e mernim në krahë, ta dorëzonin tek trafikantët në Greqi nëpërmjet kufirit të gjelbër, në rrugë mali, deri në zonën e quajtur ‘Sjatishtë’, në territorin e shtetit grek, ku i çojnë sa herë, pasi atje vinin e mernin të tjerë persona”,përmend policia .

“Nuk i njoh me emra dhe mbiemra, pasi lidhej shtetasi K. S me ata persona”, sqaron transportuesi./Gazetasi

trafiku i droges

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë