LIVE UPDATES
Aktualitet

Tregu i auditimit arrin në 10.6 milionë euro. Renditja e 30 shoqërive më të mëdha

Mbikëqyrja nëpërmjet kontrollit të sigurimit të cilësisë ka prodhuar tregues pozitivë jo vetëm në rritjen e honorarëve të auditimit për njësitë ekonomike me interes publik, por edhe në uljen e numrit të mangësive të identifikuara apo zbatimit të rekomandimeve në vijim të kontrollit në shoqëritë e auditimit”.

8 Prill 2023, 07:12 Nga A.B

Tregu i auditimit arrin në 10.6 milionë euro. Renditja e 30

Tregu i auditimit në vitin 2022 arriti në rreth 1.21 miliardë lekë, ose rreth 10.6 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar.

“Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar rritje prej 9.87% në volumin e të ardhurave të realizuara nga honoraret e shërbimeve të auditimit ligjor”, pohon Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike.

Z.Fino shton se “Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si autoritet mbikëqyrës i auditimit vlerëson se nëpërmjet procesit të kontrollit të sigurimit të cilësisë ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në rritjen e tregut të auditimit, por  ka pasur një rol të rëndësishëm në çështjet e raportimit të auditimeve dhe rritjes së transparencës si me BMP ashtu edhe me publikun.

Mbikëqyrja nëpërmjet kontrollit të sigurimit të cilësisë ka prodhuar tregues pozitivë jo vetëm në rritjen e honorarëve të auditimit për njësitë ekonomike me interes publik, por edhe në uljen e numrit të mangësive të identifikuara apo zbatimit të rekomandimeve në vijim të kontrollit në shoqëritë e auditimit”.

Tregu i auditimit arrin në 10.6 milionë euro. Renditja e 30

Tregu i auditimit, në fund të vitit 2022, kishte 242 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 152 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 65 shoqëri auditimi dhe 25 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit.

Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3579 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2022, sipas BMP.

“Në vitin 2022, shoqëritë e auditimit shënuan 59% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 41% të realizuara nga audituesit ligjorë. Pesha e shoqërive të auditimit ka mbetur e pandryshuar në përqindje, në krahasim me vitin e mëparshëm”, pohon Fino.

Konkurrenca është shtuar mes shoqërive të auditimit në vitin 2022, duke shënuar disa lëvizje në renditjen e kompanive dhe hyrje të reja. Nga 30 shoqëritë më të mëdha në vitin 2022, 10 prej tyre, ose një e treta, kanë hyrë për herë të parë.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka publikuar për të katërtin vit, renditjen në tregun e auditimit për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit sipas totalit të honorareve të auditimit të realizuara dhe numrit të njësive ekonomike të audituara, bazuar në raportimet dhe analizat e realizuara nga BMP për auditimet e kryera gjatë vitit 2022 dhe 2021.

Publikimi i konsoliduar i renditjes, sipas këtyre dy kritereve, është bërë pavarësisht formës juridike të organizimit.

Për të dytin vit radhazi, shoqëria e auditimit “Mazars” është më e madhja në tregun e auditimit, bazuar në totalin e honorareve të realizuara nga shërbimet e auditimit. Pesha e saj e tregut u rrit në 7.74% në 2022, nga 7.19% që ishte vitin e mëparshëm. “Mazars” kryeson renditjen edhe në numrin e njësive ekonomike të audituara me 3.21% (2022) dhe 3.30% (2021).

Në vend të dytë është shoqëria “Ernst & Young Eka – Dega në Shqipëri”, që zë 7.15% të të ardhurave, duke u ngjitur nga pozicioni i katërt i renditur në vitin 2021 me 5.65%.

E treta në renditje mbetet shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania Shpk”, me 5.55%, duke ruajtur të njëjtën renditje për 2022, por duke shënuar rënie 8% në volumin e të ardhurave të realizuara nga shërbimet e auditimit.

“Grant Thornton”, që kryesoi tregun në vitet 2019 – 2020, në vitin 2021 ka zbritur në vendin e dytë me 6.39% dhe për vitin 2022 renditet e katërta, si shoqëri auditimi me 5.14% të tregut, duke shënuar rënie prej 19.5%.

Kompania e pestë më e madhe është “Kreston Albania shpk”, me 3.86% të totalit, me rritje nga 2.96% që ishte kjo peshë në 2021.

Shoqëria “Edison Lirim Troshani” është hyrje e re në vitin 2022, duke arritur të ketë 1.99% të tregut dhe të zërë vendin e gjashtë.

“PricewaterhouseCoopers Assurance Services SH.P.K.” është në vend të shtatë, njësoj si një vit më parë, me 1.92% të tregut.

“Nexia AL” është ngjitur në vendin e tetë, nga i 14-ti vitin e mëparshëm, pasi ka rritur lehtë peshën e tregut në 1.45%.

Në vend të nëntë dhe të dhjetë renditen përkatësisht “RSM ALBANIA” (1.46%), që është hyrje e re dhe “Aida Maloku” (1.37%).

Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorareve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit / Auditues Ligjor, 2022 dhe 2021./MONITOR

auditim

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet