LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve shkakton debate në Shqipëri, cilët janë faktorët e riskut

Në Shqipëri që prej 1 janarit të vitit 2025 për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve që shkon edhe në 20%.  Sipas Byrosë Shqiptare të Sigurimit, rritja totale është vetëm 3%. Rregullorja që i vjen në ndihmë edhe sigurisë rrugore po shkakton debate në lidhje me disa elementë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Tiranë Mimoza Picari sjell një analizë të detajuar në lidhje me këtë çështje.

14 Mars 2025, 18:39 Nga B.Z
VOA: Tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve shkakton
Foto ilustruese

TIRANË - Në Shqipëri mjaft qytetarë janë përballur që prej fillimit të vitit me rritje të çmimit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve. Dy prej tyre i konfirmuan Zërit të Amerikës se sigurimi i automjetit këtë vit iu kushtoi gati 10 dhe 15 % më shumë se një vit më parë.

Një ligj i miratuar në vitin 2021 për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit solli një qasje tjetër në këtë fushë duke i lënë hapësirë Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare të përpilojë një rregullore të re në shtator të vitit 2023, që shton ndjeshëm faktorët e riskut, në përllogartjen e primit të sigurimit.

Më herët merreshin në konsideratë fuqia motorike e autmojetit dhe viti i prodhimit, ndërsa që prej janarit të këtij viti janë shtuar disa faktorë të tjerë risku si mosha e të siguruarit, eksperienca në drejtimin e mjetit motorik, përdorimi i mjetit nga një subjekt apo individ dhe qarku i regjistrimit të mjetit.

Por rregullorja e re nuk merr në konsideratë të paktën deri në vitin 2026 historikun e dëmit që e ul çmimin për atë që nuk ka kryer shkelje dhe e kundërta për atë që ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në përgjigjen me shkrim për Zërin e Amerikës Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare sqaroi se hyrja në fuqi e këtij përkufizimi eshtë shtyrë me qëllim që publiku të njihet me këtë element të ri të parashikimit ligjor.

“Ky parim është thelbësor pasi individët duhet të kenë mundësinë të njihen me normat ligjore dhe të planifikojnë veprimet e tyre në përputhje me ligjin, i cili duhet të jetë i qartë, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Nisur nga ky parim si dhe mundësisë së drejtuesve të mjeteve për ndërgjegjësim dhe disiplinim gjatë përdorimit të mjetit, kjo rregullore nuk ka fuqi prapavepruese përsa i përket “historikut të dëmeve” të ndodhura para hyrjes në fuqi të saj”- sqaron AMF.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare shpjegoi gjithashtu se metodologjia e zbatuar për faktorin e riskut “historiku i dëmeve” ndryshon nga një vend në një vend tjetër në bazë të karakteristikave të tregut të sigurimeve, duke nënvizuar rëndësinë e ekuilibrit financiar të këtij tregu.

“E rëndësishme është që me zbatimin e këtij faktori të ruhet ekuilibri tekniko-financiar në nivel portofoli për linjën e biznesit ku aplikohet. Përsa i përket tregut të sigurimeve në Shqipëri, portofolit të autoveturave, historiku i dëmeve që merren në konsiderate është deri në tre vite, sikurse përllogaritet me metoda aktuariale dhe i bazuar edhe në rekomandimet e Bankës Botërore” -argumenton AMF.

Byroja Shqiptare e Sigurimit i konfirmoi Zërit të Amerikës se rritja mesatare e çmimit është 3% në total. Kryetari i Asamblesë së kësaj byroje Kadri Morina tha se prej 3 dekadash çmimet në tregun e sigurimeve thuajse nuk kanë ndryshuar, ndërkohë që sigurimi i shëndetit për mjetet motorike është rritur ndjeshëm që prej vitit 2021. Gjithashtu siç shprehet Z. Morina janë rritur dhe vlerat e dëmeve nga aksidentet gjatë viteve të fundit me gati 40%.

“Përshembull ju e dini si kanë shkuar çmimet e hekurit, sepse ai përdoret në serviset e makinave. Vetëm niveli i rritjes së dëmeve ka shkuar në 40%. Pjesa kryesore e publikut kanë çmimet aq sa i kanë patur por dhe më të ulëta, kurse kategoritë sipas kubikazhit të makinës, moshës së drejtuesit automjetit, sipas qarqeve, vjetërsisë së makinës, kanë pësuar një trend rritje të vogël, ku i gjithë rritja në tregun e sigurimeve është 3%. Kush ka një makinë të vogël 1500 kubikë i është ulur siguracioni, por një makine me vlerë 400 mijë euro që ka fuqi motorike të lartë i është rritur edhe 20%, por ne flasim për shtresën e gjerë të publikut”- shprehet Z. Morina.

Tregu i sigurimeve në mjaft raste ka qenë në shënjestër të kritikave se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve të ndaluara, ku kompanitë që zotërojnë tregun fiksojnë çmimet duke penguar konkurecën dhe dëmtuar konsumatorin. Një shqetësim të tillë e ndau më Zërin e Amerikës deputeti socialist Erjon Brace.

-“Po flasim për një treg që funksionin në bazë të një marrëveshje të ndaluar. Autoriteti i Konkurencës në këtë rast është për të garantuar konkurencë efektive në treg që ndodh përmes verifikimeve të vazhdueshme, dhe natyrisht penalizimeve në rastin e marrëveshjeve të ndaluara. AMF në tregun e sigurimeve duhet të garantojë rregulla që sjellin konkurencë. Hyrje, licensime që shtojnë konkurencën”- thotë Z. Braçe

AMF i pyetur mbi këto shqetësime tha se sipas ligjit nuk është në tagrin e këtij institucioni çështja e konkurrencës së lirë në tregun e sigurimeve, ndërsa Autoriteti i Konkurencës i tha Zërit të Amerikës se gjatë viteve të fundit ka vlerësuar marrëveshjet në tregun e sigurimeve duke dhënë rekomandimet përkatëse kur e ka parë të arsyeshme. Ky institucion sqaron se nuk ka evidentuar problemtika të cilat shtrembërojnë konkurrencën, pasi në të kundërt do të kishte ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore. Këto tregje mbeten nën monitorim të vazhdueshëm, thotë ky institucion, në përgjigjen me shkrim.

Nga ana tjetër kryetari Kryetari i Asamblesë së Byrosë Shqiptare të Sigurimit Kadri Morina i rrëzoi aludimet për marrëveshje të ndalara mes kompanive të sigurimit dhe konfirmoi se konkurenca në treg është e fortë.

“Konkurenca është e tmerrshme si në çdo treg tjetër. Ka raste kur na vjen klienti dhe na thotë - ma ul çmimin dy mijë lekë se ma ka dhënë kompania tjetër më lirë. Është konkurencë, është treg i lirë”- shprehet Z. Morina.

Zëri Amerikës kreu një vëzhgim në 6 prej 8 kompanive të sigurimit që operojnë në treg. Për të njëjtin automjet çmimi fillestar i ofruar prej tyre varjon nga 205 mijë deri në 216 mijë lekë të vjetra në varësi të kompanive. Megjithatë në negociata kompanitë ofruan ulje nga 5 deri në 16 mijë lekë dhe çmimi zbriti- në tre kompani 200 mijë lekë, në dy 205 mijë, dhe në një tjetër 210 mijë lekë të vjetra.

Rregullorja e re e Autoritetit të Mbikqyjes Financiare “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, po shoqërohet me mjaft diskutime. Ky është viti i parë i aplikimit ndaj dhe kalkulimet e plota apo ndikimi i saj në sigurinë rrugore, sipas ekspertëve i takojnë së ardhmes./VOA

sigurime automjete

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje