Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një tendencë e tillë pozitive e turizmit është brenda parashikimeve që më herët kanë dhënë turoperatorët e tregut.
TIRANË- Turizmi ka nisur mbarë në muajin e parë të vitit ku të dhënat zyrtare tregojnë për një rritje të vizitorëve të huaj në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe rritje të netqëndrimeve. Instituti i Statistikave publikoi rezultatet mbi strukturat akomoduese në janar ku rezulton se vizitorët gjithsej u rritën me 26,9 %, ku ata jo-rezidentë shënuan një rritje prej 41,0 % dhe rezidentë 12,1 %.
“Net qëndrimet gjithsej u rritën me 35,8%, ku ato jo-rezidentë u rritën me 49,1%, ndërsa ato nga rezidentët me 19,0%. Rritja më e madhe e vizitorëve jo-rezidentë u shënua në zonat jo-bregdetare (+46,5%) dhe në hotelet dhe akomodimet e ngjashme (+38,4%)” thuhet në publikimin e INSTAT.
Publikimi vlerëson se italianët janë ata që kryesojnë sa i takon rezidencës nga vijnë vizitorët që janë akomoduar në struktura gjatë janarit duke lënë pas edhe Kosovën.
“Në Janar 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (21%), Kosova (18%), dhe Gjermania (6%). Mbretëria e bashkuar dhe Franca kontribuan përkatësisht me 6% dhe 5% të vizitorëve, ndërsa 44% e tyre ishin nga vende të tjera.
Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës. Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 14,5 %, krahasuar me 14,2 % në Janar 2024” vlerëson INSTAT.
Një tendencë e tillë pozitive e turizmit është brenda parashikimeve që më herët kanë dhënë turoperatorët e tregut. Ata e lidhin këtë me ecurinë pozitive tës kontratave me garanci që kanë qenë në rritje dhe që në mënyrë indirekte tregon për një interes në rritje edhe të \atyre që vijnë në mënyrë indivduale.
Promovimi i vazhdueshëm i Shqipërisë si dhe një njohje më e mirë e ofertës së saj turistike janë gjithashtu një faktor që po e ndikon interesin e të huajve drejt vendit tonë që në muajt e parë kufizohet kryesisht nga turet kulturore të Europës Prëndimore por jo vetëm Pritshmëria është që në total edhe viti 2025 të ruajë një rritje të ngjashme me vitin 2024./ Monitor
kuvendi TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas votimit në Kuvend të përbërjes së ...
foto ilustruese KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kosovë, për shkak të një grabitje ...
pamje nga aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mbasditen e sotme pranë mbikalimit të Patokut, ku dy automjete janë p&eu...
Foto ilustruese ANGLI- Një 29-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar deportimit pasi një gjykatës britanik vendosi se telefonatat në...
Aksidenti GREQI- Një aksident i rëndë në Greqi i mori jetën taksistit 47-vjeçarit shqiptar. Bashkëshortja e tij &...
pamje nga aksidenti PËRMET- Një aksident automobilistik ka ndodhur mbasditen e sotme në Përmet, ku si pasojë ka mbetur i plagosur ...
gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 6 muaj burg ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Guxim Zenelajn. Gjyqtari i...
Policia e shtetit TIRANË - Qeveria ka vendosur për të tretën herë radhazi riapjen e procesit për kreditë e buta në ...
Foto ilustruese KOSOVË - Ambasada e Shqipërisë në Paris ka njoftuar këtë të hënë se 15-vjeçarja nga Kos...
Policia TIRANË - Një 30-vjeçar është shpallur nga Policia pasi akuzohet se ka djegur dy automjete. Bëhet fjalë pë...