Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave, për periudhën janar-maj, janë konsumuar gjithsej 357 mijë ton karburante, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
TIRANË- Fluksi i lartë i turistëve që po vizitojnë vendin ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të konsumit të mallrave që paguajnë akcizë, si karburantet, birra, cigaret dhe kafeja për 6 muajt e parë të vitit, duke amortizuar disi frenimin e blerjeve nga tregu i brendshëm si rrjedhojë e emigracionit.
Sipas të dhënave që janë bërë publike nga Drejtoria e Doganave, për periudhën janar-maj, janë konsumuar gjithsej 357 mijë ton karburante, me një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i lartë i konsumit i raportuar ndonjëherë nga Doganat. Fluksi i lartë i turistëve ka nxitur biznesin e makinave me qira, por edhe vendasit në fundjava udhëtojnë shpesh jashtë qyteteve, teksa sidomos të shtunave e të dielave trafiku është i rënduar në rrugët kryesore të vendit.
Në rritje të fortë ishte dhe birra, konsumi i të cilës arriti në rekordin e 44 mijë ton për janar-maj me një zgjerim prej 44 mijë ton, me rritje prej 12% me bazë vjetore, duke shënuar sërish një nivel rekord, të paktën që nga 2018-a, kur doganat raportojnë të ardhurat. Gjithsesi, pjesa më e madhe e kërkesës po plotësohet nga birra e importit, teksa prodhuesit vendas po vuajnë nga rritja e kostove, që i ka bërë ata jo konkurrues në çmime. Në vitin 2024, importet zunë rreth 62% të totalit të tregut të birrës në vend.
Konsumi i kafesë ka ardhur në rritje, ndonëse ende nuk e ka kaluar nivelin e rekordit të 2018-s. Sipas të dhënave nga Doganat, në vend u konsumuan gati 3.8 mijë ton kafe, me rritje prej rreth 3% me bazë vjetore. Sipas operatorëve të tregut fluksi i lartë i turistëve ka ndikuar në rritjen e konsumit në bare e restorante, ndërsa ndihet stepje e frekuentimit nga vendasit, i lidhur si me emigracionin, ashtu dhe rritjen e çmimeve.
Rritja më e ngadaltë ka qenë për cigaret. Konsumi i tyre për 6 mujorin ishte 1536 ton, me një zgjerim prej 6.7% me bazë vjetore, duke arritur gjithsesi sërish një nivel rekord, që nga 2018-a. Në periudhën janar-maj në vend hynë 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 4% me bazë vjetore.
Konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 2.45% në tremujorin e parë të vitit 2025. Megjithëse ky është niveli më i ulët që nga i njëjti tremujor i vitit 2021, sërish nevoja për artikuj është më e madhe se e një viti më parë.
Ndërsa emigrimi ka një efekt konstant, turizmi ndikon më shumë në mënyrë sezonale. Zakonisht konsumi ka përmirësim dhe shënon kulmet e rritjes në tre-mujorët e dytë. Të dhënat e zyrtare nga PBB tregojnë e konsumi final i popullatës në Shqipëri është i ndjeshëm ndaj zhvillimeve të jashtëm të tilla si ardhja e turistëve dhe inflacioni i importuar dhe tendencave të brendshëm demografike./ Monitor
Foto TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një dit&eum...
Irena Gjoka TIRANA- SPAK ka nisur një procedim penal ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka ndërsa lajmi është nga konf...
Foto ilustruese HIMARA- Një 60-vjeçare ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Bëhet me dije se ...
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbrëmjen e sotme se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e...
Artan Hoxha TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar debatin në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage m...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar përplasjen në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel...
Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama deklaroi se kompania “Bankers Petroleum” ka aplikuar çmime të fryra për që komp...
Foto nga postimi i gazetarit TIRANA- Gazetari Osman Stafa ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se në QSUT, n&e...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa ...
Foto nga emisioni TIRANA- Më 19 maj të këtij viti, emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi një problem nga Maminas...