Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pecorelli pretendon në letrën se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”. Ai e cilëson burgun si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare.
ITALI- Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i dënuar në Shqipëri pasi inskenoi vdekjen e tij, ka dërguar një letër për ndihmë senatorit italian Walter Verini, sekretar i Komitetit të Drejtësisë në Senat dhe figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike Kombëtare. Pecorelli pretendon në letrën se po mbahet padrejtësisht në “Burgun 313”. Ai e cilëson burgun si më të ashpërin dhe më famëkeqin në Shqipëri, ku ndan një qeli të vogël me shtatë persona të tjerë, duke jetuar në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Ai i bën thirrje senatorit Verini që të ndërhyjë për të hedhur dritë mbi çështjen gjyqësore në të cilën është i përfshirë, duke theksuar rëndësinë e seancës përfundimtare që do të mbahet më 18 shtator 2025, në orën 18:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
“Kam kontraktuar hepatit C dhe kam humbur 12 kilogramë në katër muaj. Kërkoj të dëgjohet dëshira ime e fundit: të zbardhet e gjithë kjo çështje me çdo mjet në dispozicion”, shkruan Pecorelli, duke përshkruar një gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtim çnjerëzor.
Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë në vëmendje edhe "historinë" e tij se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur.
Më 8 maj 2025 biznesmeni italian Davide Pecorelli është ekstradua në Shqipëri. Ai u mor në dorëzim në Rinas nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për tu dërguar në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale. Gjykata e Apelit e Perugias i dha dritën jeshile në maj të vitit të kaluar ekzekutimit të urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës, që e dënoi me 4 vite burg për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
TIRANË- Sinan Idrizi, president i klubit Flamurtari dhe aksioneri i Air Albania, ka reaguar për dhunën qe u ushtoi ditën e djeshme ek...
Diella TIRANË- Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë ...
foto ilustruese ELBASAN- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Be...
foto ilustruese SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur ta kalojë për gjykim dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet ...
Leonard Farruku ANGLI- Një gjykatëse, bashkë me një juri e përbërë nga 11 qytetarë në qytetin e Dorset në...
pamje nga vendngjarja SARANDË- Një ngjare e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:10 në Sarandë. Mësohet se tre turis...
foto ilustruese LEZHË- Një aksident ka ndodhur pak më parë në Lezhë. Mësohet se drejtuesja e një automjeti ti...
Azem Haziri HAGË- Atmosfera përpara selisë së Gjykatës Speciale në Hagë mori një ngjyrim të veçantë...
HAGË- Në Hagë të Holandës të dielën shqiptarë nga diaspora, por edhe nga Kosova, po protestojnë duke kërkuar...
Protesta TIRANË- Me këngimin e himnit kombëtar shqiptar ka nisur protesta në Hagë. Mijëra shqiptarë nga mbarë bota ...