Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.
PEQIN- I vrari në burgun e Peqinit ditën e sotme ka mbetur Arben Lleshi. Lleshi është ekstraduar nga Britania, pasi aty ka vrarë dhe më pas i ka djegur kuformën e shokut të tij. Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.
Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.
Lleshaj është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura. Por, ndërkohë që Lleshaj kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja. Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi. Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.
Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.
Deri në vitin 2017, drejtësia e kishte bërë punën e saj, por edhe familja Hoxha gjithashtu. Djemtë e familjes Lleshi ishin ‘shuar’, por Klevisi po rritej. Mbi shpatullat e djalit që ishte ende një fëmijë rëndonte barra për të vënë drejtësi, për të marrë hak për babain e xhaxhain e vrarë dhe kushëririn e zhdukur. Por Burreli është i vogël, zërat përhapen shpejt dhe planet e Klevisit kishin mbërritur në veshin e fisit Hoxha gjithashtu. Kështu, kur Klevisi s’kishte mbushur ende 22 vjeç dhe sapo kishte nisur të bënte përplasjet e para për të fituar terren, u zhduk dhe mbetjet kockore të tijat, janë gjetur vetëm 2 vite më vonë.
burgu i peqinit PEQIN- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në burgun e Peqinit ku janë konfliktuar tre të burgosur ...
Sokol Mjacaj PEQIN- Situata kaotike e krijuar në sot në burgun e Peqinit ende nuk është vënë nën kontroll nga ...
Lefter Alla TIRANË-Prokuroria e Posaçme paraqiti të premten më 15 dhjetor në gjykatën respektive konkluzionet përfund...
Burgu i Peqinit PEQIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në burgun e Peqinit, ku një i burgosur ka vrarë...
Burgu i Peqinit PEQIN- Nga përplasja me armë ditën e sotme në burgun e Peqinit, dyshohet se ka një të vrarë. Dyshoh...
Burgu i Peqinit PEQIN- Një nga të dënuarit në burgun e Peqinit ka telefonuar gazetaren Anila Hoxha, pas përplasjes ditën e so...
Veliaj dhe Berisha TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, i cili...
burgu i peqinit PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën e ndodhur para pak minutash në burgun e Peqinit. S...
sokol mjacaj PEQIN- Sokol Mjacaj, është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek&eum...
Burgu PEQIN- Tre të dënuar me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi janë përfshirë...