LIVE UPDATES
Aktualitet

U grindën për macen, bojaxhiu masakron fqinjin me bisturi, mbrohet: Kisha pirë pak...

I dëmtuari, me inicialet G.M., sipas burimeve policore të Gazetasi.al, u mor në pyetje në Spitalin e Traumës, ku dhe tregoi jo vetëm plagët e shkaktuara nga një mjet prerës bisturi, por edhe çastet përpara se të sulmohej.

22 Maj 2022, 14:16 Nga DOSJA
U grindën për macen, bojaxhiu masakron fqinjin me bisturi, mbrohet:
Foto ilustruese

TIRANË- Një 38-vjeçar u plagos në Tiranë pa asnjë arsye dhe motiv nga njëri prej fqinjëve, i cili dyshohet se ishte mërzitur dhe mbante mëri pas një konflikti për macen. I dëmtuari, me inicialet G.M., sipas burimeve policore të Gazetasi.al, u mor në pyetje në Spitalin e Traumës, ku dhe tregoi jo vetëm plagët e shkaktuara nga një mjet prerës bisturi, por edhe çastet përpara se të sulmohej. Detaje të ngjarjes raporton për Gazetasi.al Komisariati i Policisë numër 3 në Tiranë.

“Zbrita për të marrë një porosi në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që dola, pranë meje kaloi F.C., dhe pa më thënë asnjë fjalë dhe pa asnjë arsye, më goditi me një mjet që pashë se ishte bisturi. Ai më goditi në qafë dhe unë vura dorën për t’u mbrojtur. E vura dorën përpara që të ruhesha dhe ai më qëlloi prapë e prapë duke më goditur edhe në dorë”, - thotë i dëmtuari pranë policisë.

Policia thotë për Gazetasi.al, se i plagosuri kërkoi ndihmë tek fqinjët, duke bërtitur, teksa agresori pa komentuar u largua në drejtim të banesës së tij.

“Unë me këtë person nuk kam asnjë konflikt, jemi fqinj. E kam vrarë mendjen se çfarë mund të ketë pasur. I vetmi kontakt dhe mosmarrëveshje ka qenë disa muaj më herët, kur unë po ushqeja macet në oborr dhe ai u nxeh nga zhurma e maceve. Ai u afrua dhe më goditi në atë kohë me grushte dhe më pas erdhi dhe në shtëpi, duke më kërcënuar me thikë. Atë kohë e sqarova se nuk kisha asnjë qëllim që të shkaktoja zhurmë në lagje, por vetëm se po ushqeja disa mace“.

Në një rast, ky konflikt për macet kishte agravuar deri aty sa i riu ka sulmuar derën e shtëpisë, duke e goditur me thikë. Por të dyja familjet janë sqaruar dhe kanë tentuar ta qetësojnë agresorin se nuk ishte qëllimi i tyre ta mërzisnin me prezencën e maceve.

Policia përshkruan për Gazetasi.al, se plagët e fundit të 38-vjeçarit që hyjnë tek dëmtimet e rrezikshme për jetën, pasi njëra prej tyre është prerje në qafë.

I ati i tij, i cili i qëndron afër të plagosurit, tregon i terrorizuar

“Isha në Durrës dhe më morën në telefon. Më thanë hajde shpejt se djali është plagosur në qafë nga personi i quajtur F.C. Ky person njihet në lagje si pijanec dhe si një person i palogjikshëm, pasi pjesën më të madhe të ditës e gjen në lokale, duke pirë ose komplet të dehur. Ky person, ka probleme me gjaknxehtësinë dhe me mungesën e logjikës”.

Policia thotë se ka marrë në pyetje 42-vjeçarin F.C., i cili për sjelljen e  tij, ia vë fajin alkoolit.

Autori i krimit punon bojaxhi, përmend policia dhe atë ditë nuk kishte gjetur punë, ndaj ishte ulur dhe gjithë ditën ka pirë raki.

“Pasi piva në mëngjes, u ktheva dhe rregullova veglat e punës, pastaj kur shkova në lokal, piva prapë dhe u kujtova që kisha në xhep bisturinë elektrike. Shkova për ta lënë tek veglat, por rrugës më doli fqinji. Sapo e pashë e nxora nga xhepi bisturinë (thikë elektricisti) dhe e godita direkt në qafë. Ai u mbrojt dhe duke menduar se po kundërpërgjigjej, e qëllova prapë. E lashë bisturinë tek veglat e punës dhe u ula prapë në kafe. Kur më mori motra në telefon, më tha se po më kërkonte policia, nuk kundërshtova, por u paraqita menjëherë. Të gjithë këtë veprim e kam kryer nga alkooli”.

I arrestuari këmbëngul se nuk deshi ta vrasë, por vetëm që ta trembë. Ndërkohë që policia thotë se ka përpiluar dokumentet ndaj tij për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Sipas policisë, shkalla e rrezikshmërisë, pra goditja në qafë është e nivelit të lartë.

Marrë nga GazetaSi

Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë