30 Korrik 2024, 11:27
Nga S.B
foto ilustruese
LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Mësohet se A.A 44 vjeç, siguronte heroinë dhe kokainë, e përgatiste në shtëpinë e tij dhe më pas e shiste në lagjet e Lushnjës në doza.
Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa ndaj 44-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Njoftimi i Policisë:
Lushnjë/Vijon megaoperacioni i koduar "Tempulli". Goditet një tjetër rast i shitjes së drogave të forta, në doza.
Vihet në pranga një 44-vjeçar që u kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatiste në banesë.
Sekuestrohen doza heroine dhe kokaine.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi:
-A. A., 44 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
lushnje kokaine heroine
Aktualitet
30 Korrik 2024, 10:50
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim lidhur me situatën e zjarreve në vend p&e...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 10:19
r.ll
seanca
ELBASAN- Në gjykatën e Elbasanit po zhvillohet seanca ku Dritan Dajti kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 2...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 10:15
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Një 64-vjeçar është arrestuar ditën e sotme për zjarrvënie të qëllimshme...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:59
r.ll
pasojat e tritolit
SHKODËR- Një shpërthim ka tronditur në orët e para të mëngjesit Velipojën. Sipas informacioneve ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:38
r.ll
foto ilustruese
THUMANË-Një protestë është zhvilluar ditën e djeshme në segmentin e ri të autostradës Thu...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjashtë persona jan vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pë...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ditën e sotme ka dalë me një njoftim në lidhje me një vendim ...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 09:12
r.ll
zjarri ne gjirokaster
GJIROKASTËR- Vatra e zjarrit në Gjirokastër ka vijuar aktive edhe gjatë orëve të natës. Zjarrfik&e...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 08:55
r.ll
zjarri
SHËNGJIN- Vijon të jetë jashtë kontrolli zjarri në Shëngjin te Rana e Hedhun, ndërsa përhapj...
Aktualitet
30 Korrik 2024, 08:56
N.F
Foto ilustruese
BERAT- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për mes një njoftimi ka bërë me dije se ka ekzekutuar masëne ...