17 Mars 2024, 08:27
Nga r.ll
bruno banaj
BRITANI- Një çift shqiptarësh të kapur me makinë të vjedhur, kokainë dhe karta identiteti false janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe.
Bruno Banaj, 31 vjeç, u deklarua fajtor për akuzat e posedimit të kokainës me qëllim shitjen, vjedhje dhe drejtimi i një automjeti pa patentë. Bashkëshortja e tij, Deliona Banaj, 23 vjeçe, u deklarua fajtore pasi u akuzua për posedim dokumentesh false identiteti dhe marrjen e një automjeti pa pëlqimin e pronarit, shkruajnë mediat britanike.
Çifti u dënua në Ipswich më 15 mars, ndonëse ishin arrestuar më 2 janar, kur Hyundai që vodhën hapi kamerën AMPR dhe lajmëroi policinë. Deliona Banaj, e cila u burgos për tetë muaj, kishte një letërnjoftim të falsifikuar sllovene dhe iu gjetën qese me kokainë në xhepin e xhaketës. Burri i saj pranoi se kokaina ishte e tij dhe se do ta shiste në pjesë të Essex.
Avokatët e tyre thanë se 31-vjeçari kishte ardhur në Britaninë e Madhe si një emigrant pasi u përball me probleme ekonomike dhe borxhe në Shqipëri. Pasi jetoi në Londër për ca kohë ai nuk ishte në gjendje të gjente një punë dhe të paguante borxhin e tij, dhe tha se personi që pagoi vizën e tij i kishte kërcënuar familjen e tij nëse paratë nuk i ktheheshin.
31-vjeçarit iu ofrua alternativa e shitjes së kokainës në Essex dhe iu dha një makinë. Pas kësaj, gruaja e tij Deliona vendosi të vinte në Britaninë e Madhe, dhe pranoi se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar me një licencë të rreme nga Sllovenia.
Çifti ishte deklaruar i pafajshëm gjatë një seance të mëparshme në gjykatën e magjistraturës, por ndryshuan deklarimin e tyre. Gjykata e vuri në dukje këtë, megjithatë, duke qenë se Bruno Banaj u kap duke shitur drogë të klasit A, gjykata duhej ta klasifikonte këtë si shkelje të kategorisë së tretë që do të thotë se dënimi më i vogël që mund të merrte do të ishte dy vjet e gjysmë.
Ai u dënua në përfundim me 27 muaj, pas një zbutje të dënimit. Sipas rregullave të Home Office, çdo dënim me burg mbi 12 muaj, për një shtetas jo britanik, do të thotë se i pandehuri do të dëbohet automatikisht. Deliona Banaj, u dënua me tetë muaj burg, pas së cilës i takon Ministrisë së Brendshme të shqyrtojë nëse ajo do të lejohet të qëndrojë në MB.
bruno banaj deliona banaj britani e madhe
Aktualitet
17 Mars 2024, 07:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas MeteoAlb, si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore territorin shqiptar ...
Aktualitet
16 Mars 2024, 22:38
r.ll
jared kushner
SHBA- Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner ka ndarë ditën e sotme disa nga pamjet e projekteve q&eum...
Aktualitet
16 Mars 2024, 21:15
r.ll
BRITANI- Prestigjiozja britanike "The Times" i ka kushtuar një artikull, kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe ndërtesave s...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:50
r.ll
foto nga aksioni
FUSHË KRUJË- Në disa akse në rrethin e Krujës janë ngritur postblloqe nga policia e komisariatit të Kru...
Aktualitet
16 Mars 2024, 20:16
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një aksion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt&eu...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:47
r.ll
pamjet
SHKODËR- Janë publikuar pamjet nga atentati i i 12 marsit në fshatin Grudë e Re të Shkodrës, ku mbetën të p...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:30
S.N
Foto Ilustrim
VLORË- Një 28 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi shiste lëndë narkotike. I...
Aktualitet
16 Mars 2024, 19:08
r.ll
droga dhe parate e kapura
ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi akuzoh...
Aktualitet
16 Mars 2024, 18:54
r.ll
pamje nga zjarri
LUSHNJE- Një usllishte në fshatin Dushk në Lushnje është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme. F...
Aktualitet
16 Mars 2024, 18:40
r.ll
edvin prifti
TIRANË- Kardio-kirurgu Edvin Prifti,i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar sërish ditën e sotme n&eum...