Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
All - General - 1
Aktualitet
U kapën me 5 kg heroinë dhe kokainë, dënohen me 15 vite burg 3 shqiptarët në Francë
Ata u arrestuan nëntorin e kaluar, pas një hetimi disa mujor. Policia kishte marrë informacion për drejtuesin e trafikut të drogës, nëpërmjet një anëtari të organizatës, të ndaluar në Riom.
21 Janar 2023, 14:52Nga I.A
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1
FRANCË- Tre shqiptarë u gjykuan dhe u dënuan këtë të mërkurë, më 18 janar në Clermont-Ferrand për trafik droge. Ata u arrestuan nëntorin e kaluar, pas një hetimi disa mujor. Policia kishte marrë informacion për drejtuesin e trafikut të drogës, nëpërmjet një anëtari të organizatës, të ndaluar në Riom.
Si rezultat i hetimit, një makinë u kap duke u kthyer nga një udhëtim në Roterdam. Brenda, më shumë se 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë. Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve tjerë është gjetur edhe drogë. Të gjykuar këtë të mërkurë, të gjithë i mohuan faktet. Organizatori i dyshuar i rrjetit u dënua me tetë vjet burg. Dy të tjerët janë dënuar njëri me pesë dhe tjetri me dy vite burg.