LIVE UPDATES
Aktualitet

"U ndërtuan objekte pa leje dhe sapo përfunduan zgjedhjet po i prishin", Omonia për aksionin e IKMT në Himarë: Policia po frikëson banorët dhe i detyrojnë të braktisin bizneset!

Omonia ka denoncuar vonesën e qëllimshme të strukturës për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të kthyer  përgjigje qytetarëve mbi statusin ligjor të bizneseve të tyre. Sipas tyre kjo vonesë, e kombinuar me deklarata kontradiktore nga autoritetet, i ka mbajtur peng banorët për dekada të tëra.

10 Qershor 2025, 15:47 Nga N.F
"U ndërtuan objekte pa leje dhe sapo përfunduan zgjedhjet po i
Himarë

HIMARËBas hkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një reagim në lidhje me aksionin e IKMT-së në Himarë për prishjen e objekteve të paligjshme përgjatë bregdetit. Omonia në një deklaratë shprehet se ky është një fenomen i përsëritur që ndodh në fillim ttë sezonit turistik. 

Më tej në reagim theksohet se këto ndërtime që po prishen janë ndërtuar para zgjedhjeve me tolerancën e autoriteteve, të cilat sapo përfunduan zgjedhjet kanë nisur aksionin e shkatërrimit të tyre. Omonia ka denoncuar vonesën e qëllimshme të strukturës për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të kthyer  përgjigje qytetarëve mbi statusin ligjor të bizneseve të tyre. Sipas tyre kjo vonesë, e kombinuar me deklarata kontradiktore nga autoritetet, i ka mbajtur peng banorët për dekada të tëra.

Më tej ata kanë denoncuar mungesën totale të planifikimit urban dhe të zhvillimit turistik për rajonin. Omonia thekson se policia dhe Bashkia e Himarës po të frikësojnë banorët vendas dhe t’i detyrojnë të braktisin bizneset e tyre. Më tej në reagim i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë menjëherë këto abuzime dhe u bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike të Bashkimit Evropian të qëndrojnë në krah të qytetarëve duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare që të respektojë ligjin.

Deklarata e plotë për shtyp:

Gjatë ditëve të fundit në Himarë, fatkeqësisht është shfaqur sërish fenomeni i zakonshëm që
karakterizon çdo fillim sezoni turistik. Ekipet e policisë urbanistike së IKMT-së kanë ardhur
pa asnjë paralajmërim, në shkelje të çdo koncepti të shtetit ligjor, për të terrorizuar pronarët e
bizneseve që operojnë në plazhin Giali të fshatit Vuno në Bashkinë e Himarës. Gjatë fushatës
zgjedhore – por jo vetëm – në këtë zonë janë ndërtuar objekte pa leje, por me tolerancën e
autoriteteve, të cilat, sapo përfunduan zgjedhjet, siç pritej, u bënë objekt i prishjeve nga ana e
kësaj strukture.

Siç duket, meqë ekipet e kësaj strukture ndodheshin në këtë plazh, vendosën të shembin edhe
disa ndërtime të tjera (të paligjshme), të cilat ndodhen aty prej gati 30 vitesh dhe paguajnë taksa
si ndaj Bashkisë, ashtu edhe ndaj shtetit. Disa prej tyre madje kanë marrë me qira edhe pjesë
të plazhit për shfrytëzim. Kusht për këtë qira është parapagimi i shumës dhe ekzistenca e
hapësirave të shërbimit për pushuesit, pra objekte që sot autoritetet synojnë të shembin.

Nga këto ngjarje lindin tri pyetje të arsyeshme:

1. Pse pikërisht tani, në mes të sezonit turistik, ndërkohë që në zona të tjera të Bashkisë
vijojnë ndërtimet e paligjshme?
2. Pse pa paralajmërim, kur ligji parashikon afat 10-ditor për ankimim gjyqësor?
3. Pse u lejuan pronarët të marrin me qira pjesë të plazhit vetëm dy muaj më parë, nëse
synimi ishte që të prisheshin?

Omonia e Himarës denoncon:

1. Vonesën e qëllimshme të strukturës për legalizimin e ndërtimeve pa leje për të kthyer
përgjigje qytetarëve mbi statusin ligjor të bizneseve të tyre. Kjo vonesë, e kombinuar
me deklarata kontradiktore nga autoritetet, i ka mbajtur peng banorët për dekada të tëra.
2. Mungesën totale të planifikimit urban dhe të zhvillimit turistik për rajonin.
3. Ndarjen e qytetarëve në “tanët” dhe “jo tanët”, duke ushqyer praktika të kalbura të
qeverisë për sigurimin e votave përmes shantazhit.
4. Veprimet e qëllimshme të policisë urbanistike dhe të Bashkisë së Himarës, që synojnë
të frikësojnë banorët vendas dhe t’i detyrojnë të braktisin bizneset e tyre.

Omonia e Himarës është qartësisht kundër ndërtimeve të paligjshme, të cilat i ka denoncuar prej vitesh jo vetëm në fjalën publike, por edhe përmes padive në organet gjyqësore.

Megjithatë, e konsideron të papranueshme taktikën e ndjekur nga Bashkia e Himarës dhe
qeveria në këtë çështje, pasi qëllimisht mbajnë situatën e paqartë. Nuk regjistrojnë pronat, nuk
legalizojnë ndërtimet që parashikohen nga ligji dhe nuk hartojnë plane urbanistike, ndërkohë
që kryejnë prishje selektive pa asnjë transparencë.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të ndalojë menjëherë këto abuzime dhe u bëjmë thirrje
përfaqësive diplomatike të Bashkimit Evropian, por edhe të tjerëve, të qëndrojnë në krah të
qytetarëve duke ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare që të respektojë ligjin.

 

omonia

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit