Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.
KOSOVË- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë.
Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me një dënim minimal prej dhjetë vjetësh burg ose me burgim të përjetshëm.
Dyshimet e autoriteteve serbe për këtë vepër i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe avokati i Spahiut, Arianit Koci, i cili tha se ai aktualisht ndodhet në Suboticë dhe se “është mirë”. Por, duke folur një ditë më herët për gazetarët në Prishtinë, Koci ka thënë se klienti i tij nuk është pjesë e Policisë së Kosovës tash e tre vjet dhe se ai jeton në Gjermani.
Ai ka thënë se ka paraqitur disa prova që, sipas tij, do ta dëshmojnë pafajësinë e Spahiut. Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë rast dhe me pretendimet e avokatit.
As Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se kur është larguar Spahiu nga shërbimi. Spahiu u ndalua nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, gjatë kthimit të tij nga Austria me autobus./REL
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Korçës ka zhvilluar sot seancën për masën e sigurisë për policët dhe shofe...
Foto nga operacioni TIRANA- Prokurori e Posaçme ka lexuar pretencën për operacionin “Flakë në Det” ndërsa ...
pamje nga investigimi TIRANË- Emisioni investigativ Piranjat kanë depozituar ditën e sotme në SPAK padi ndaj kryetares s&eum...
dumani, alibej TIRANË- I penduari i drejtësisë vijon me dëshminë e tij në seancën për "Plumbin e Artë" në...
Foto ilustruese TIRANA- Ndryshimet klimatike të cilat janë bërë më evidente në formën me të cilën manifestohen...
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit ku një 75-vjeçar...
Erjon Alibej TIRANË- Erjon Alibej nxjerr detaje nga veshjet që përdornin për vrasjet në bënin. Duke folur para GJKKO-s&e...
Foto ilustruese KORÇA- Dy grabitës, që shtynë djalin 12-vjeçar të pronarit të banesës të grabiste 6 m...
Para VLORA- Një 43-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të hynte në territorin e Republikës së Shqi...
Shpëtim Osma DURRËS- Gjykata e Durësit ka caktuar masën “arrest me burg” për 56-vjeçarin Shpëtim Osma...