17 Maj 2023, 17:33
Nga I.A
Gruaja e Tashit
ELBASAN- Bashkëshortja e 58-vjeçarit që vrau motrën e saj, Ema Qevani në Elbasan tha për mediat se konflikti ishte i papritur. Duke folur për mediat, ajo u shpreh se Refik Tashi, me të cilin ishte martuar prej dy vjetësh, ishte nxehur me viktimën se nuk i kishte hapur telefonin. Ajo thotë se kërkon që drejtësia të vihet në vend për vrasjen e motrës dhe se bashkëshortit të saj t’i jepet dënimi që meriton.
"Unë dhe motra ishim tek arat. Ishte nxehur pse nuk e hapi telefonin, asgjë tjetër. Më përpara ziheshin kot, por asgjë konkretisht, për punët e shtëpisë. Me mua nuk ka pasur konflikte bashkëshorti. Kishte pirë një ditë dhe u zunë dhe motra e mori inat të madh dhe prandaj nuk e hapte telefonin. Kam 2 vite që jam martuar. Merrej me pastrim. Lindi konflikti pse nuk e hapte telefonin. Të dyja ishim aty. Nuk e mbanim dot më se ai ishte i fortë. Aty nuk kishte njeri. Nuk e di se kush e njoftoi ambulancën, por erdhi një polic e më pas ambulanca. E sollëm ne motrën deri para derës. Kërkojmë drejtësi dhe dënimin deri në fund që e ka hak. Nuk ka pasur konflike, as me mamanë dhe as me babain. U zu kot se pse nuk e hapi telefonin. Nuk ishte i alkoolizuar. Unë erdha nga puna. Do të ketë qenë tek shtëpia se ne nuk ishim aty," tha ajo.
Mamaja e 44-vjeçares, tepër e shokuar nuk ka dashur të flasë për mediat, megjithatë ajo ka thënë që nuk kanë pasur konflikte më herët dhe se arsyen pse e ka vrarë e di 58-vjeçari.
“Na lini rehat, nuk kam hall njerëzish. Nuk kemi pasur konflikte më herët. E di ai pse e vrau. Goca me gjithë motrën ishin me dele. Na lini rehat o njerëz. S’ka mirë për ne”, tha nëna e viktimës.
vritet alma qevani ema qevani refik tashi
Aktualitet
17 Maj 2023, 17:22
F.M
Zgjedhje
KURBIN- Personi që qëlloi në drejtim të makinës së ish-deputetit socialist Armando Prenga në Kurbin rezulton se...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:17
F.M
Armando Prenga
KURBIN- Armando Prenga është ish-deputeti i Partisë Socialiste drejt të cilit është qëlluar me armë ...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:15
I.A
Policia
KURBIN- Është qëlluar me armë ditën e sotme në Kurbin në drejtim të makinës së ish-deputetit soci...
Aktualitet
17 Maj 2023, 16:07
I.A
Fqinja
ELBASAN- Një fqinje e Alma Qevanit, 44-vjeçares që u vra pasditen e sotme nga kunati në Elbasan ka treguar se shkaku i zë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:28
I.A
Foto nga vendngjarja
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku burri vrau me sopatë kunatë...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:31
m.s
parate e sekuestruara
MORINE- Një 52 vjeçar turk është proceduar penalisht, pasi tentoi të fuste në vendin tonë ilega...
Aktualitet
17 Maj 2023, 15:18
m.s
Thirrje ne korr: Hajdute!
TIRANË- Numërimi në Tiranë për Këshillat Bashkiakë është drejt fundit, por socialist...
Aktualitet
17 Maj 2023, 14:56
m.s
Vendi ngjarjes
GRAMSH- 15 vjeçari Fatjon Bici i cili u vra një ditë më parë në Gramsh, punonte si shpërndarës pi...
Aktualitet
17 Maj 2023, 14:45
A.B
Rinas
TIRANË- Ditën e sotme është konstatuar një pako e dyshimtë gjatë skanimit të disa pako në ambientet...
Aktualitet
17 Maj 2023, 14:40
k.m.
Fredi Beleri
HIMARË- Euro dhe lekë, premtime për dhënien e shtetësisë greke por edhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene;...