LIVE UPDATES
Aktualitet

U padit për abuzim seksual, Lorna Hajdini: Nuk kam lidhje! JP Morgan: Janë sajesa, nuk ka asnjë fakt

New York Post shkruan se një hetim i plotë i brendshëm i JP Morgan, i zhvilluar nga Burimet Njerëzore dhe avokatët e saj, nuk gjeti asnjë provë që të mbështeste pretendimet. Sipas zëdhënësit të bankës, ankuesi refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk paraqiti fakte thelbësore për të provuar akuzat.

1 Maj 2026, 12:26 Nga I.A
U padit për abuzim seksual, Lorna Hajdini: Nuk kam lidhje! JP Morgan:
Chirayu Rana dhe Lorna Hajdini

SHBA- Banka amerikane JP Morgan ka rrëzuar kategorikisht akuzat e ish-punonjësit të saj Chirayu Rana se ishte abuzuar dhe kërcënuar në punë nga drejtoresha shqiptare në këtë bankë, Lorna Hajdini. New York Post shkruan se një hetim i plotë i brendshëm i JP Morgan, i zhvilluar nga Burimet Njerëzore dhe avokatët e saj, nuk gjeti asnjë provë që të mbështeste pretendimet. Sipas zëdhënësit të bankës, ankuesi refuzoi të bashkëpunonte dhe nuk paraqiti fakte thelbësore për të provuar akuzat.

“Pas një hetimi, ne nuk besojmë se ka ndonjë meritë në këto pretendime. Ndërsa shumë punonjës bashkëpunuan me hetimin, ankuesi refuzoi të merrte pjesë dhe nuk ka pranuar të ofrojë fakte që do të ishin thelbësore për të mbështetur pretendimet e tij,” tha zëdhënësi.

Nga ana e saj, Lorna Hajdini i mohoi plotësisht pretendimet përmes avokatëve, duke deklaruar se nuk ka qenë kurrë e përfshirë në sjellje të papërshtatshme dhe nuk ka qenë në vendin ku pretendohet se ka ndodhur ngjarja.

Lorna i mohon kategorikisht akuzat. Ajo nuk është përfshirë kurrë në ndonjë sjellje të papërshtatshme me këtë individ të asnjë lloji dhe nuk ka qenë kurrë në vendin ku supozohet se ka ndodhur sulmi i dyshuar seksual,” thanë avokatët e saj.

Ndërkohë, burime për New York Post identifikuan ish-punonjësin si Chirayu Rana, 35 vjeç, aktualisht drejtor në Bregal Sagemount. Ai kishte ngritur një padi me pseudonimin “John Doe”, duke paraqitur një seri akuzash të rënda ndaj Hajdinit.

Sipas padisë, Rana pretendonte se ishte bërë objekt i ngacmimit seksual dhe abuzimit me pushtetin, duke e akuzuar Hajdinin se e kishte detyruar në marrëdhënie seksuale dhe e kishte shantazhuar me ulje bonusi nëse nuk i bindej. Në dokumente përmendej gjithashtu pretendimi se ai ishte droguar me substanca si Rohypnol dhe Viagra dhe ishte kthyer në “skllav seksual”.

Po ashtu, padia përfshinte pretendime se Hajdini ishte paraqitur pa paralajmërim në banesën e tij dhe e kishte detyruar në marrëdhënie intime. Megjithatë, burime të shumta pranë çështjes i kanë cilësuar këto pretendime si të fabrikuara. Sipas tyre, një hetim i brendshëm i JPMorgan, që përfshinte analizën e komunikimeve dhe dëshmive të stafit, nuk arriti të gjejë prova mbështetëse.

Rana kishte paraqitur më herët edhe një ankesë të brendshme në maj 2025 për ngacmim dhe diskriminim, si dhe kishte tentuar të negocionte një largim nga kompania me kompensim financiar në vlera miliona dollarëshe. Padia përfshinte gjithashtu edhe JPMorgan si të pandehur, duke e akuzuar për hakmarrje dhe dështim në hetim. Një detaj i rëndësishëm që doli nga hetimet është se Rana nuk i raportonte drejtpërdrejt Hajdinit; të dy ishin thjesht kolegë në të njëjtin ekip financiar që merret me transaksione të mëdha korporative./Dosja.al

chirayu rana lorna hajdini jp morgan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës