Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryefamiljarja Nabile Mixhaj tregon se pasi ndodhi fatkeqësia natyrore përgatiti dokumentat me ndihmën e kryetarit të njësisë administrative për të përfituar bonus qiraje. Mirëpo, sipas saj pasi bëri gati të gjithë dokumentacionin nga kryetari i njësisë Orikum, Selim Haskoçelaj, i ishte thënë se kishte kaluar afati për bonusin e qirasë.
VLORË - Familja Mixhaj nga fshati Dukat i Vlorës prej 4 vjetësh jeton në një shtëpi të dëmtuar dhe që rrezikon të shembet nga momenti në moment. Banesa u dëmtua nga shirat e rrëmbyer të nëntorit 2021 dhe u shpall e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Ky i fundit, në një relacion i bëri thirrje njësisë administrative Orikum dhe Bashkisë Vlorë që të merrnin masa për evakumin e banorëve dhe rindërtimin e banesës. Mirëpo, në 4 vite kjo gjë nuk ndodhi dhe familja Mixhaj vazhdon të jetoj ende në atë banesë.
Kryefamiljarja Nabile Mixhaj tregoi për “Piranjat” se pasi ndodhi fatkeqësia natyrore përgatiti dokumentat me ndihmën e kryetarit të njësisë administrative për të përfituar bonus qiraje. Mirëpo, sipas saj pasi bëri gati të gjithë dokumentacionin nga kryetari i njësisë Orikum, Selim Haskoçelaj, i ishte thënë se kishte kaluar afati për bonusin e qirasë.
“Selimi ndenji dhe ca kohë nuk i dorëzonte dot dokumentat në bashki edhe na tha që ka kaluar afati i bonusit të qirasë. Kur kam vajtur i thashë Selim do më japësh dokumentat, se do vete vetë tek kryetari i bashkisë i thashë se do dorëzoj dosjen. Dokumentat kanë dalë nga makina e Selimit dhe jo nga sirtari i bashkisë, se si ka qenë puna unë nuk e di. Kam vajtur në bashki, më ka pritur Dredha (kryetari I bashkisë). Ka kërkuar një kërkese me emrin tim, që unë kërkoj të më bëhen shtëpitë. Dhe më vonë më thonë të ka dalë përgjigja tek drejtoria e emergjencave. Vajta atje më jep një fletë dhe thotë do e mbash një ti një ne. Dhe tani thotë ne kur të vijmë do vijmë vetë. Deri më sot nuk ka ardhur asnjë. Pse nuk e thanë që në fillim haptas shteti nuk të ndihmoj dot, po të më mbaj katër vite varur”, u shpreh zonja Mixhaj.
Pasi “Piranjat” u interesuan për këtë rast në drejtorinë e emergjencave të Vlorës dhe në bashki, familjes Mixhaj iu premtua se do të gjendej një zgjidhje e menjëhershme.
“Për këtë banesë, bashkia e Vlorës e ka të pamundur që të sigurojë rindërtim të plotë. Në programet e strehimit të bashkisë Vlorë ka rikonstruksion të pjesshëm të banesave në vlerën një milion e gjashtëqind mijë lekë të reja, sipas përbërjes familjes dhe bonus qiraje. Nuk ndërpritet bonusi i qirasë deri në momentin e dytë të ndryshimit të kushteve. Bashkia është e gatshme që t’i sigurojë bonus qiraje që në këtë moment. Në qoftë se ka problematika për lidhjen e kontratës te noteri asiston Bashkia Vlorë, në qoftë se duhet një individ që ka një banesë të sqarohet nga ana e Bashkisë Vlorë, jam në dispozicion tuaj. Me porosi të kryetarit është thënë që administartori i rajonit t’i asitojë zonjës një banesë, nëpërmjet rrethit shoqëror, miqësive, kundrejt pagesës. Në qoftë se ka një banesë, unë shkoj që nesër të lidhi kontratën, do e asistoj unë të gjithë pjesën”, tha drejtori i infrastrukturës dhe investimeve publike Zambak Selmani./Piranjat
Foto ilustruese TIRANË - Coca Cola është një nga pijet joalkoolike më të preferuara në botë dhe që nga vi...
Foto ilustruese KOSOVË - Bashkimi Evropian tha se statusi i objekteve të Serbisë në veri të Kosovës, që ofrojnë sh&...
Foto ilustruese MBRETËRI E BASHKUAR - Gazeta prestigjioze britanike "The Times", i ka kushtuar së fundmi një artikull emigrantëve shqip...
GJKKO TIRANË Gjykata e Posaçme ka caktuar këtë të premte masën e sigurisë ‘arrest me burg’ p&eum...
foto ilustruese ITALI- Një 36-vjeçare shqiptare është arrestuar në Itali, pasi iu gjetën mbi 1 kg kokainë të...
Foto ilustruese KOSOVË - Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në pr...
foto nga vendngjarja GREQI- Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një sh...
Foto ilustruese LIBRAZHD - Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Libr...
foto ilustruese KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka njoftuar se në pri...
Safet Bajri TIRANË - Safet Bajri, i akuzuar si një ndër eksponentët kryesorë të krimit të organizuar në Shkodë...