LIVE UPDATES
Aktualitet

U sanksionua nga SHBA së bashku me familjarët e tij! Nis gjurmimi i pasurive luksoze të biznesmenit Luftar Hysa

Objekti ndodhet mes rezidencave, zyrave dhe klinikave, por gjatë vizitave në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet apo shenja që të tregojë funksionimin e kompanisë, raporton Milenio.

21 Nëntor 2025, 21:57 Nga M.L
U sanksionua nga SHBA së bashku me familjarët e tij! Nis gjurmimi i
Foto nga artikulli

SHBA- Sipas raportimit të medias Milenio, një ndërtesë katërkatëshe pa emër në zonën rezidenciale Chepevera të Monterrey ka tërhequr vëmendjen për lidhjet e saj të mundshme me kompaninë e sanksionuar nga SHBA, Hysa Forwarders SA de CV, e dyshuar për pastrim parash dhe lidhje me Kartelin e Sinaloas dhe mafian shqiptare.

Objekti ndodhet mes rezidencave, zyrave dhe klinikave, por gjatë vizitave në terren nuk është vërejtur asnjë aktivitet apo shenja që të tregojë funksionimin e kompanisë, raporton Milenio.

Hetimet tregojnë se faqja zyrtare e Hysa Forwarders është çaktivizuar, numrat e telefonit të regjistruar nuk funksionojnë, ndërsa ndërtesa mbetet e paidentifikuar dhe me dyer të mbyllura. Operacioni i OFAC dhe FinCEN, që çmontoi rrjetin kriminal dhe bizneset e tij në Meksikë dhe Europë, e ka vendosur këtë objekt si një nga pikat më enigmatike të hetimeve, duke ngritur dyshime për përfshirjen e tij në aktivitetet e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, shkruan Milenio.

ARTIKULLI I PLOTË:

Një ndërtesë pa emër, katër katëshe, e vendosur në zonën rezidenciale të kolonisë Chepevera në Monterrey, është bërë objekt vëmendjeje për shkak të lidhjeve të saj të mundshme me një kompani të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për pastrim parash dhe për lidhje me Kartelin e Sinaloas dhe mafian shqiptare.

Mes rezidencave, zyrave, klinikave shëndetësore dhe disa studiove ligjore ndodhet objekti, në regjistrat e të cilit në internet figuron kompania Hysa Forwarders SA de CV, njëra ndër 22 bizneset e goditura nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.

Sipas disa faqeve të ndryshme online, kompania Hysa Forwarders ka qenë, ose pretendohej të ishte, e vendosur në rrugën Daniel Zambrano, midis avenidave Simón Bolívar dhe Pablo A. González (e njohur nga vendasit si Fleteros).

Megjithatë, kërkime të avancuara tregojnë adresën Daniel Zambrano 516, e raportuar në platforma si whatjobs.com, LinkedIn dhe në llogarinë e tyre në Facebook.

Një ekip i platformës MILENIO–Multimedios vizitoi adresën për të verifikuar informacionet, por nuk u gjet asnjë logo apo emër i ndërtesës dhe as i kompanive që supozohet të funksiononin aty.

Ndërtesa qëndron e paidentifikuar, mes Simón Bolívar dhe Pablo González Garza.

Për më tepër, faqja zyrtare e Hysa Forwarders tashmë është fshirë ose çaktivizuar. Platforma e hostimit ëix.com shënon: ‘Duket se ky domain ende nuk është i lidhur me asnjë faqe web’. Edhe numri i telefonit i regjistruar në internet dhe në Facebook nuk funksionon më.

Më 13 nëntor, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Rrjeti i Hetimit të Krimeve Financiare (FinCEN), në bashkëpunim me qeverinë e Meksikës, njoftuan çmontimin e grupit kriminal Hysa dhe të disa bizneseve të lojërave të fatit në Meksikë, të përfshirë në pastrim parash të lidhur me kartelët dhe me aktivitete kriminale në Meksikë dhe Europë.

Ndër 22 kompanitë e sanksionuara, figuron edhe Hysa Forëarders, së bashku me 11 të tjera të regjistruara në Nuevo León.

Sipas të dhënave zyrtare, Hysa Forwarders u themelua më 10 qershor 2021, me numër regjistrimi 35583, fillimisht e deklaruar me aktivitet në tregtimin e veshjeve, këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara. Pronarë rezultojnë Luftar dhe Arben Hysa.

Ndërtesa në Chepevera mbetet një nga pikat më enigmatike të hetimeve, me dyer të mbyllura dhe pa asnjë shenjë aktive të kompanisë së implikuar./ Dosja.al

luftar hysa

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Nëntor 2025, 21:24 M.L

Përbindëshi në dollap!

Florian Binaj Nga Florian Binaj Dje, zv.kryeministrja e Shqipërisë u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO-së. E di, në një...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës