LIVE UPDATES
Aktualitet

U vra në atentat/ Shoku i Sadikajt: Nuk fliste e s'i kishte borxh kujt, i hoqën patentën nga alkooli

Ai iu dha hetuesve edhe disa detaje të tjera të jetës së Sadikajt, që lidheshin me borxhe që persona të ndryshëm i kishin atij dhe që për këtë arsye ishte në konflikt me ta.

15 Qershor 2022, 20:53 Nga F.M
U vra në atentat/ Shoku i Sadikajt: Nuk fliste e s'i kishte borxh
Aleksandër Sadikaj

Aleksandër Sadikaj u ekzekutua në mënyrë makabër mesditën e 11 qershorit 2022 pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë, vetëm pak minuta pasi kishte lënë banesën e tij në lagjen ‘Sauk i Vjetër’, ku ai qëndronte me qira prej 3 vitesh. Një ngjarje tronditëse për mënyrën se si autorët zgjodhën ta eliminonin nëpërmjet shpërthimit të një sasie lënde plasëse të vendosur poshtë sediljes së makinës me të cilën udhëtonte, ku hetuesit dyshojnë se ekzekutorët kishin vendosur 500 gram tritol në shasinë e automjetit. Gazetarja Klodiana Lala zbardh në emisionin “Në Shënjestër”, në News24, dëshminë e mikut të 27-vjeçarit, i cili flet për takimet me të, por edhe për borxhet që ai kishte.

Shoku i viktimës, E.G:
“Kam një javë që kam nisur punë si topograf. Në kohën e lirë shoqërohesha me Aleksandër Sadikaj, i cili njihet edhe me pseudonimin Sancho. Me të jam njohur që fëmijë, por kam filluar të shoqërohem me shumë dy vite e fundit. Dy muaj më parë, atij i kishin hequr patentën, pasi e kishin konstatuar nën efektin e alkoolit. Me të kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe frekuentonin lokalin e tij në Selitë. Aleksandri merrej me administrimin e lokalit dhe fermës së tij në Memalilaj “Sanco Farm Albania”. Zakonisht lëviznim me Golfin e Bardhë të tij me targë AA077PO. Ai lëvizte ndonjëherë edhe me një Ford Kuga të bardhë ne pronësi të të dashurës së tij. Pothuajse një herë në javë iknim ne Memaliaj ku qëndronim dy ose 3 ditë. Ka raste kur iknim e vinin brenda ditës.”

Ai iu dha hetuesve edhe disa detaje të tjera të jetës së Sadikajt, që lidheshin me borxhe që persona të ndryshëm i kishin atij dhe që për këtë arsye ishte në konflikt me ta.

Shoku i viktimës, E.G:
“Nuk kam vënë re asnjë shqetësim tek ai. Por as Aleksandri nuk fliste. Ai nuk i kishte borxh askujt. Por kam dëgjuar në biseda dhe më ka thënë se një person që e thërrisnin me pseudonimin “Peqja” nga qyteti i Kuçovës i kishte një borxh prej 15 ose 19 milionë lekësh të vjetra. Madje këto ditë, “Peqja” i kishte dërguar një person, i cili po ndërmjetësonte që ti sillte paratë e borxhit dhe ta mbyllte si problem. Në kohën që ja kishte dhënë paratë, ai nuk i kishte t’ja kthente dhe kishin rënë dakord që t’i jepte përqindje interesi.”

Marrë nga Balkanweb

aleksander sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet