All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Ulje page me 40% për një vit, ILD masë disiplinore ndaj dy gjyqtarëve në Elbasan

Ndërsa për gjyqtarët B.M. dhe R.A. është vendosur fillimi i procedimit disiplinor, respektivisht për cështjet gjyqësore civile që datojnë të regjistruara në gjykatë më 23.07.2009 dhe më datë 24.09.2014.

11 Maj 2023, 10:59 Nga I.A
Ulje page me 40% për një vit, ILD masë disiplinore ndaj dy
Gjykata e Elbasanit
 
All - Paragraf - 1

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor për zvarritje gjykimi mbi 2 vjet, ndaj gjyqtarëve I.M., B.M., Z.Sh., R.A., M. Ç. dhe Z.V., pranë ish-Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Hetim ka nisur nga ish Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mars 2017, bazuar në informacionin e kryetarit të gjykatës Elbasan për muajin Dhjetor 2016, dosje e transferuar për trajtim pranë ILD-së në shkurt 2021.

Në kushtet kur ka rezultuar se kryesisht nuk ekzistojnë elementë të shkeljes disiplinore, hetimi disiplinor i nisur është mbyllur për magjistratët I.M., Z.Sh., M. Ç. dhe Z.V., gjyqtarë pranë ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndërsa për gjyqtarët Bujar Musta dhe Ramazan Avdiu është vendosur fillimi i procedimit disiplinor, respektivisht për cështjet gjyqësore civile që datojnë të regjistruara në gjykatë më 23.07.2009 dhe më datë 24.09.2014.

Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Bujar Musta lidhet me gjykimin e cështjes të regjistruar në vitin 2009, që i përket padisë së 19 paditësve me objekt lirim dhe dorëzim sendi. Vlen të theksohet, se kjo cështje civile është ende në proces gjyqësor në Gjykatën Elbasan, por nuk vijon nga gjyqtari Musta, i pezulluar nga detyra për shkak të shkarkimit nga KPK në shtator 2021, në pritje të vendimmarrjes finale nga KPA.

Nga hetimi disiplinor i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, rezulton se:

· Vonesat e gjyqtarit B.M., përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, (ende në proces), për një afat mbi 12 vite, 5 muaj e 19 dite, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e kësaj çështje civile brenda një afati të arsyeshëm.

· Nga ana e gjyqtarit, nuk janë marrë masa, që seancat e planifikuara të ishin efektive dhe të mos dështonin për shkaqe të njoftimit të palëve, ashtu si dhe të merreshin masa ndaj palëve, të cilët mungonin pa arsye, ashtu dhe ndaj ekspertes. Vetëm në një rast nga ana e gjyqtarit është aplikuar e drejta e gjobës bazuar në nenin 167 të Kodit të Procedurës Civile. Nga 88 seanca të planifikuara, 51 prej tyre kanë rezultuar joproduktive, të shtyra që në fillim për shkak të mungesës së palëve, si pasojë e mos njoftimit të rregullt, të mosprezencës për shkaqe të arsyeshme apo jo të arsyeshme, të palëve apo të avokatëve të tyre. Ndërkohë qëgjyqtari ka munguar në katër seanca të planifikuara, në tre prej tyre nuk del shkaku për të cilat ai ka munguar, pasi nuk janë pasqyruar në procesverbalin e shtyrjes së seancave, procesverbale të sigluara, edhe nga palët prezente.

· Nga hetimi i zhvilluar, nuk konstatohen shkaqe apo rrethana, që të justifikojnë këtë kohëzgjatje të gjykimit të gjyqtarit, duke konkluduar se veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje të jetë kryer nga pakujdesia e rëndë në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera. Kjo ka cenuar rëndë besimin e publikut për pasjen e një drejtësie efektive, në lidhje me njohjen, mbrojtjen apo rivendosjen e të të drejtave të tyre subjektive.

Nga tërësia e hetimit disiplinor konkludohet se veprimet e mosveprimet e magjistratit përbëjnë “shkelje të rëndë disiplinore”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimin e propozimit për caktimin e masës disiplinore “ Ulje e pagës, deri në 40 për qind, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”, për gjyqtarin B.M., për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Ramazan Avdiu lidhet me cështjen gjyqësore të vitit 2014, ku paditësi H.SH. ka kërkuar ndryshimin e vendimit të vitit 1995, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve të Rrethit Gramsh. Nga hetimi disiplinor rezulton se:

· Vonesat e gjyqtarit subjekt hetimi disiplinor, përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë zvarritjen e pajustifikuar të çështjes gjyqësore, për një afat nga 5 vite, 4 muaj e 2 ditë, duke mos marrë masat e duhura me karakter procedural për përfundimin e çështjes civile, brenda një afati të arsyeshëm.

· Sjellja e gjyqtarit R.A., pas momentit të  pezullimit të  çështjes civile, ka ndikuar dukshëm në moskryerjen e veprimeve procedurale me karakter urdhërues që lidhen me verifikimin e rënies të shkakut të pezullimit dhe ajo që është më e rëndësishme ringritjes dhe rifillimit të shqyrtimit gjyqësor menjëherë pas rënies të shkakut të pezullimit në bazë të nenit 298 të K.Pr.Civile.

· Nga të dhënat e grumbulluara gjatë hetimit disiplinor, veprimtaria e gjyqtarit në gjykimin e kësaj çështje vlerësohet të jetë kryer nga pakujdesia në formë neglizhence, për sa kohë që nuk provohet që të jetë kryer me dashje, me qëllim krijimin e vonesave për palët, apo qëllime të tjera.

· Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, për sa kohë tejkalimi i afateve logjike dhe normale, është thuajse i barabartë me mungesën e drejtësisë. 

Nga hetimi disiplinor konkludohet se veprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit R.A., hyjnë në kategorinë e “Shkeljes të lehtë disiplinore” dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor të pranojë propozimin për masën disiplinore “Vërejtje publike” për magjistratin. Vërejtja publike përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.  

bujar musta ramazan avdiu ild

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet