Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.
Rreth 35.4 mijë shqiptarë pritet që ti shtohen numrit të të varfërve në vend si rrjedhojë e ndikimit që do të ketë lufta në Ukrainë në ecurinë ekonomike të vendit.
Shifra është publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.
Raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në vend, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë. Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.
Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri si rrjedhojë e pasojave të luftës. Për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.5 mijë persona.
Në Serbi pritet ti shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, Në Mal të Zi me 913.
Në raport me popullsinë e vitit 2021, Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri, me 3.7% të totalit të popullsisë, e ndjekur nga Shqipëria me 1.5%, ndërsa më të ulët efektin do ta ketë Mali i Zi (0.1%) dhe Maqedonia e Veriut (0.4) dhe Serbia (0.6).
Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë, dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.
Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19% që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.
Raporti thotë se ndërsa fëmijët përbëjnë 25% të popullsisë, ata përbëjnë gati 40% të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.
Shqipëria dhe Kosova kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 dhe 2.1% të totalit të fëmijëve.
“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.
Pasojat e varfërisë së fëmijëve shkojnë shumë përtej vështirësive financiare të familjeve: sa më e varfër të jetë një familje, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave të shpenzuara për nevojat bazë, si ushqimi dhe karburantet.
Dhe kur kostoja e nevojave themelore rritet, paratë e disponueshme për nevoja të tjera si shëndetësia dhe arsimi ulen. Si rezultat, fëmijët më të varfër kanë më pak gjasa të kenë akses në shërbimet thelbësore dhe janë më të prekshëm ndaj dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit, thotë agjencia e OKB-së.
Rritja e varfërisë së fëmijëve në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore mund të rezultojë në 4,500 fëmijë të tjerë që të vdesin para ditëlindjes së tyre të parë dhe 117,000 fëmijë të tjerë të braktisin shkollën vetëm në vitin 2022, paralajmëron UNICEF.

Marre nga MONITOR
Shqiptari TIRANË- Refugjatë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar ndihmë pasi ja...
Policia greke GREQI- Policia greke arrestoi të hënën 14 persona që akuzohen si anëtarë të një rrjeti që organi...
Artjon Ferraj TIRANË- Artjon Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit ka treguar se e ka pyetur partneren e tij në lidhje me vrasjen e Martin &Cced...
Artion Ferraj dhe Tina Pajollari TIRANË- Artion Ferraj, i fejuari i Martina Pajollarit,e cila është lënë në burg për vra...
Vendi ku u vra shqiptari në Londër BRITANI E MADHE- Lumturi Zeqja, një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është vrarë...
Turistet KSAMIL- Dy turiste nga Zvicra që po pushojnë në jug të vendit u bënë dëshmitare të incidentit të r&eu...
Pamje nga vendi i ngjarjes TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë në zon&eu...
Droga e sekuestruar BRITANI- Një 28-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është v&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë kanë zbuluar se si do të vijohe...
Infermieri LIBRAZHD- Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd, një prej infermierëve shet ilaç...