31 Korrik 2025, 17:31
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast.
“Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë për arsyen, për të drejtën dhe për të mos lejuar që frika nga opinioni ta zëvendësojë ligjin”, shkroi ai në Facebook.
Pesë zyrtarëve policorë, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, më 9 korrik u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Por, më 17 korrik, Apeli anuloi aktvendimin e Themelores. Rasti u dërgua në rivendosje dhe më 23 korrik, Themelorja sërish vendosi që pesë zyrtarët policorë të mbeteshin në paraburgim. Për këtë vendim, palët mbrojtëse dërguan ankesë në Apel.
Agon Zejnullahu, 27 vjeç, vdiq në orët e para të 7 korrikut, pasi ishte arrestuar nga policia në Lipjan. Vdekjen e tij në vendngjarje e kishte konstatuar edhe ekipi mjekësor. Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
Por, familjarët dhe avokati i tyre, kanë thënë se policia ka përdorur forcë të tepruar ndaj 27-vjeçarit. Ngjashëm kanë thënë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet. Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut./ REL
kosova
Aktualitet
31 Korrik 2025, 17:13
M.B
Igor Popoviç
KOSOVA- Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e avokatit të Igor Popoviç, duke lënë në fuqi masën ...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:47
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët u pyet edhe për çështjen e “Bankers Petrol...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:37
E. D
Eneid Nakuçi
TIRANË- SPAK dhe autoritetet gjermane kanë zbardhur skemën se si një grup kriminal mashtronte gjermanët p...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:18
M.B
Foto nga Konferenca
TIRANA- Drejtuesi i palës gjermane në operacionin “Pandora”, Oliver Hofsman, sqaroi në konfer...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:24
E. D
Lulzim Rafuna
KOSOVË- Bizneset në Kosovë nuk kanë raportuar shkyçje nga rrjeti energjetik, deklaroi kryetari i Odës Ek...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:13
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet gjermane kanë zhvilluar një operacion me qëllim goditjen e rast...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 15:11
M.B
Altin Dumani
TIRANA- Kreu i SPAK Altin Dumani në një konferencë për gazetarët foli sot edhe për kallëzimin e b...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:58
N.F
Foto
KOSOVË- Gjykata Komerciale e Kosovës ka njoftuar dje se ka anuluar pjesërisht vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Ener...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:38
N.F
Foto
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka marrë pjesë në konferencë të përbashkët më m...
Aktualitet
31 Korrik 2025, 14:18
N.F
foto
DIVJAKË- Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pas një incidenti në punë. Mësohet se ngjarja e r&eu...