27 Shkurt 2026, 09:56
Nga D.S
FOTO NGA VENDNGJARJA
TIRANË- Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të arrestuar për aksidentin tragjik ku humbi jetën 7-vjeçari në Tiranë, janë liruar nga qelia dhe u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Mësohet se prokuroria kishte kërkuar vazhdimin e arrestit në burg për Shukullin, por gjykata vendosi një masë më të butë.
Në Gjykatë Shukulli deklaroi se kishte ndaluar dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat i ishin rënë në tokë. Ai deklaroi se nuk e kishte vënë re fëmijën dhe me ndezjen e semaforit, makina e tij kishte goditur fëmijën teksa po merrte paratë. Nga ana e drejtueses tjetër, Valentina Koltraku u shpreh se kishte qenë menjëherë pas mjetit dhe nuk kishte pasur pamje të qartë të ngjarjes. Të arrestuarit kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se aksidenti ka qenë i paqëllimshëm, ndërsa Shukulli shtoi se përpiqej vetëm ta ndihmonte të miturin duke i ofruar paratë.
Nga dëshmitë thuhet se 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, është larguar nga vendngjarja. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka menduar se nuk ka qenë ai që e ka përplasur. Ai shprehet se ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.
Si ndodhi ngjarja?
Nga vrojtimi i kamerave të sigurisë kuptohet se Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit. Kur i mituri ka dalë para makinës për të lëvizur, lekët i kanë rënë në tokë dhe është përkulur për ti marrë. Në atë moment është ndezur semafori jeshil dhe Shukulli ka lëvizur makinën e cila e ka përplasur 7-vjeçarin dhe më pas ka ardhur makina që drejtohej nga 42-vjeçarja e cila dyshohet ta ketë shtypur 7 vjeçarin./Dosja.al
vdekja e 7-vjeçarit në aksident gjykata liron nga burgu dy drejtuesit e mjeteve
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 09:33
D.S
Policia e Shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh në nivelet drejtue...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 08:52
D.S
Liqeni i Shkodrës
Liqeni i Shkodrës po hyn në një fazë vendimtare pas dorëzimit të dosjes për shpalljen e tij...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 08:46
D.S
Foto ilustruese
KRUJË- Policia ka arrestuar një 41-vjeçar në Krujë, pasi dyshohet se ka mashtruar një 24-vjeçar...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 07:44
D.S
foto ilustrues
KOSOVË- Kur Kosova paguan deri në 800 euro për të transportuar një megavat-orë (MWh) energji, qytetarët n...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 07:35
D.S
Librazhd–Përrenjas
Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të ...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 07:24
D.S
Foto ilustruese
Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike, sipas Planit Komb...
Aktualitet
27 Shkurt 2026, 07:21
D.S
Foto ilustruese
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 21:53
E. D
Durim Bami
TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga momenti, kur Durim Bami ka mbërritur në Shqipëri pas ekstradimit nga&...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 20:57
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 43-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua, pasi fshihte kokain&eu...
Aktualitet
26 Shkurt 2026, 20:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Durim Bami, i cili u ekstradua nga Dubai ka mbërritur në Rinas. Bami ishte prej shumë kohësh i kërkuar...