25 Tetor 2022, 22:51
Nga A.B
Sabri Hoxha
TIRANË- Lear Kurti nuk mund të ketë gëlltitur një qese me përmasa 5 cm. Këtë deklaroi mbrëmjen e sotme, eksperti mjeko-ligjor, Sabri Hoxha në emisionin 'Log', teksa ka komentuar vdekjen e Lear Kurtit pas arrestimit nga policia dhe pikëpyetjet e ngritura për shkakun e vdekjes së 32-vjeçarit.
Hoxha u shpreh se autopsia në trupin e 32-vjeçarit duhej të ishte bërë 12 orë pas vdekjes së tij, dhe jo 5 orë siç është bërë në rastin konkret.
'Autopsia për 5 orë. Autopsia duhet të bëhet pas 12orëve si rregull. Në rrethana të tilla ku ka përplasje ndër institucionale. Mbas 12 orësh bëhet për shkak se ekspertëve u duhet të shikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në indet dhe organet e viktimës. Në rastin konkret gjatë bërjes së autopsisë në kohë 5 orësh ka qenë, në shkelje flagrante të një udhëzimi të 2001. Tre institucionet e hetimit, Ministrisë së Brendshme, Drejtësisë dhe Prokurorisë. Është veprim i nxituar jo profesional.'- u shpreh Hoxha.
Pyetje: Sa kohë duhet të kalojë nga gëlltitja që të nis ndërveprimi i kokainës?
Hoxha: Së pari, aspekti qëndron si është marrë kjo qese. Se një 5 me 5 cm. Që ka edhe një sasi disa gram është e vështirë thuajse e pamundur për ta gëlltitur. Nëse e ka marrë këtë qese para se të vraponte…se gjatë vrapimit është e pamundur të gëlltitet. Nëse kokaina kalon në traktin tretës, sipas shkencës absorbimi fillon pas 15 minutash. Në rastin konkret është e pamundur të ketë thithur kaq shpejt organizmi. Ajo shenja është shembje e indeve të buta. Për të krijuar atë është një goditje. Hematoma, grumbull gjaku. Ajo është shkaktuar si rezultat i një force. Mund të jetë edhe nga brenda siç mund të jetë veshka. Hetuesit dyshojnë se 32-vjeçari mund ta ketë gëlltitur drogën për t’i shpëtuar arrestimit për posedim lëndësh narkotike, megjithëse ky veprim nuk është parë nga policët dhe nuk shfaqet qartë në pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ndalimi.
sabri hoxha lear kurti
Aktualitet
25 Tetor 2022, 22:25
A.B
Vincat
TIRANË- Nëse rastisni të ecni në këmbë në kryeqytet, apo edhe me makinë, do ju ketë zënë syri...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 22:20
I.A
Avdullah Hoti dhe Edi Rama
TIRANË- Kjo barrierë tarifore është raportuar nga eksportuesit e çokollatës dhe ujërave t&e...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 22:12
A.B
Policia
ITALI- Një shqiptar (ende i paidentifikuar) ka vrarë një person me nënshtetësi marokene. Mediat italiane raportojnë s...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 22:08
A.B
Kamion
Kostoja për një kamion i cili kalon në skaner është 22 euro.
Kompanitë kosovare që kanë eksportuar edhe n&e...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 21:40
I.A
PESHKOPI- Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 vjeç, të cilët u dhunuan nga një bashkë...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 21:40
A.B
Momenti i marrveshjes
Unifikimi i Abetares është një nga shembujt më tipik për të treguar ecurinë e marrëveshjeve n...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 21:27
A.B
Kamera e fshehte
Universiteti Bujqësor i Tiranës, hapi një tender për shitjen e grurit kokërr në datën 8 Gusht 2022.&nbs...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 20:43
I.A
Ambulanca greke
GREQI- Komuniteti i Nea Skionit në Halkidiki mbetet i tronditur, pas tragjedisë së ndodhur të enjten mbrëma ku nj...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 20:48
A.B
Personi
Fiksi solli me zë dhe figurë sesi 41-vjeçari i sëmurë kërcënon me jetë të vëllanë,duke i t...
Aktualitet
25 Tetor 2022, 20:39
A.B
Avni Mecja dhe bashkeshortja
TIRANË- 49-vjeçari shqiptar Avni Meçja ka rrëfyer vrasjen e bashkëshortes së tij rumune, Ale...