6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Përmes një deklarate zyrtare ata thanë se ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën, për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kanë lajmëruar se si paraqitet situata në vend deri në këto momente. Përmes një deklarate zyrtare ata thanë se ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën, për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit.
Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. Në qarkun e Dibrës raportohet mungesë e energjisë elektrike në disa fshatra, në Durrës disa rrugë janë bllokuar dhe në Lezhë raportohen 50 banesa me prezencë uji. Në Kukës disa akse rrugore kanë pasur rënie inertesh, ndërsa në qarqe të tjera nuk raportohen problematika nga reshjet.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar.
Qarku Dibër
Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.
Qarku Durrës
Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.
Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.
Qarku Lezhë
Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave.
Qarku Kukës
Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit.
Qarku Shkodër
Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme. Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Bashkëshortja e Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga biseda e fundit që ka pasur me të, pak para se ai t&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Dënimi për Aksel Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen e Stiven Toshkëzit është ulur nga&...
Foto ilustruese SHKODRA- Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur fazën hetimore dhe ka vendosur të çojë për gjykim dy vë...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për një pjesë t&eum...
Foto ilustruse TIRANË- Nënë e Marin Canit, të miturit i cili humbi jetën një vit më parë, nga plagosja në...
Ekrem İmamoğlu, Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem İmamoğlu i cili është burgosur në Turqi dhe ndodhe...
Foto ilustruse GREQI- Një aksident i rënë ka ndodhur në Selanik të Greqisë. Një çift bashkëshortës...
viktima, i ati TIRANË- Babai i Sulo Halilit, trupi i të cilit është gjetur i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta ...
Elvis Shkambi dhe Françesk Shkambi SHBA- Detaje të reja vijojnë të zbardhen sërish nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pozzallo të Italisë, ku si pasoj&...