LIVE UPDATES
Aktualitet

Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën dhe nipin të shesin banesën, i "detyron" të jetojnë në një pallat me vrasësin

Një viktimë që kishte denocuar disa herë autorin në polici para se të ndodhte vrasja e askush nuk i mori për bazë. Dhe mbi të gjitha, institucione që heshtën, u justifikuan dhe zgjodhën të mos veprojnë.

29 Maj 2025, 20:51 Nga r.ll
Vendimi absurd i Gjykatës së Durrësit/ Nuk lejon nënën
nena

DURRËS- Më 14 shkurt 2024, një krim i rëndë tronditi lagjen nr. 18 në Durrës. Një 46-vjeçar, Halil Koka, u vra me thikë nga fqinji i tij, një burrë me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në sytë e banorëve dhe qytetarëve të Durrësit të cilët nuk u habitën aspak.

Jo sepse e prisnin viktimën, por sepse krimi kishte kohë që ishte paralajmëruar. Tre denoncime në polici. Fqinjë që ankoheshin vazhdimisht për dhunën dhe agresivitetin e autorit.

Një viktimë që kishte denocuar disa herë autorin në polici para se të ndodhte vrasja e askush nuk i mori për bazë. Dhe mbi të gjitha, institucione që heshtën, u justifikuan dhe zgjodhën të mos veprojnë.

Ky është një rrëfim mbi krimin e paralajmëruar që nuk u ndal, për shkak të dështimeve institucionale, mungesës së reagimit, shpërfilljes së të dhënave dhe injorimit të rrezikut të dukshëm.

Një histori që vë në pikëpyetje sistemin e kujdesit për shëndetin mendor në Shqipëri, policinë e rendit dhe institucionet e mbrojtjes sociale. Dhe mbi të gjitha, një thirrje për llogaridhënie.

1 vit më parë në mes të një dite të zakonshme, në 14 shkurtin që duhej të ishte një simbol dashurie, qyteti i Durrësit u trondit me krismën e një tragjedie që shpoi zemrën e një nëne.

Halil Koka, vetëm 46 vjeç, u rrëmbye nga jeta në mënyrën më të dhimbshme, nga dora e një komshiu në mes të lagjes ku kishte ndërtuar jetën. Një konflikt banal, një goditje me thikë dhe një jetë u shua në vend.

Në polici, autori është shprehur se nuk kishte pasur për qëllim të vriste fqinjin e tij dhe ka menduar se vetëm e ka plagosur. Policia e Durrësit deklaroi pas ngjarjes se 35-vjeçari i cili kreu krimin vuan nga probleme të shëndetit mendor, konkretisht nga skizofrenia.

Dëshmia

Hetuesit në Durrës duke se tashmë e kanë të qartë se Halil Koka u vra pa faj, vetëm se kishte debatuar me fqinjin e tij që vuante nga probleme të theksuara mendore. Gjatë marrjes në pyetje, autori i krimit 35-vjeçari, Ilir Koçilja është shprehur se sherri kishte nisur para disa ditësh për një vend parkimi në rrugicën e lagjes. Ndërsa mesditën e ngjarjes ai e priti fqinjin sapo doli nga pallati dhe e ndoqi me thikë në dorë derisa i mori jetën.

“Me Halilin ishim fqinj. Nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që të mos e linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi.

Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta.

Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gërvishtur makinën time. Po i thashë “unë ta gërvishta”. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh.

Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagjja në rrugë kryesore. Iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futesh ne bagazh”?. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë.

Më pas u largova dhe u fsheha për disa orë te lagja 11 deri sa më kapët ju. Nuk e dija se kishte vdekur. Mendova se e plagosa. Nuk kam asnjë konflikt tjetër me atë. As i kisha borxh para dhe as më kishte.

Me vjen shumë keq për atë që ndodhi, jam penduar. Por konfliktin e nisi Halili”, – ka deklaruar ndër të tjera Ilir Koçilja.

Fqinjët tregojnë se 35-vjeçari ishte person problematik dhe konfliktual.

Mesditën e 14 shkurtit ai goditi me thikë në zemër 46-vjeçarin Halil Koka, të cilin e ndoqi nga pas për disa metra nga hyrja e pallatit deri në rrugën kryesore. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Koçilja i kishte para borxh dhe nuk pranonte t’i shlyente, por autori e ka mohuar këtë konflikt gjatë dëshmisë së tij në policinë e Durrësit.

Në banseën e famijes Koka aktualisht gjendet e vetme nëna e vitimës, e cila kudo ka vendosura fotografitë e djalit të saj të vetëm Halilit, të cilit i morën jetën padrejtësisht, si dhe nipit e nuses.

Këta të fundit janë larguar nga banesa për në Itali përkohësisht, ndërsa bashkëshortja e djalit e telefonon vazhdimisht të moshurën e cila endet nëpër dyert e institucioneve për të kërkuar drejtësi për të birin, por edhe për të siguruar një jetë normale larg vendit të krimit për nipin e saj dhe nusen e djalit.

Namire Koka mes dhimbjes rikthen skenën e ndodhur: “Jam nëna e Halil Kokës që më është sulmuar, më është vrarë tragjikisht me thikë nga një komshi këtu përballë shtëpis dhe menjëherë ka ndërruar jetë, ka gjet vdekjen”.

Ajo nuk kërkon luks, as drejtësi të madhe — vetëm të shpëtojë nipin e mitur nga hija e tragjedisë, nga dritarja ku babai i tij pa për herë të fundit jetën.

Mes lotësh Namira shprehet se: “Kjo është e papërballueshme, por bëhem e fortë për hir të nipit. Djali më ka lënë nipin 5 vjec. Të gjithë për këtë bëhet, që ta marr pjesën në rrugë ligjore, që kur të rritet ta përdorë për nevojat e veta”.

Ndërsa avokatja Erjola Perlesi shprehet se: “Fëmija i mitur ka të drejtën të ketë mbrojtjen e tij, por mos të rritet në një vend që i shkakton trauma psikike, psikologjike dhe sociale në zhvillimin e tij”.

Por Gjykata e Durrësit e sheh këtë si një rrezik për fëmijën e mitur që po i shitet banesa ku jetonte me gjyshen dhe nënën e tij, e mundet t’i mohojnë pjesën e pronës që i takon.

Denoncuesja sqaron se prona është e trashëguar dhe nuk ka konflikt me askënd për këtë banesë: “Shtëpia ka qenë në emër të Sherif Kokës, burrit që më ka vdekur. Kam bërë çelje trashëgimie, kam nxjerrë dhe dokumentin për çelje trashëgimie të Halilit që t’i takojë pjesa nipit dhe këtë kërkesë e ka bërë vetë nusja që djali të marrë pjesën”.

Një histori absurde, a thua se të miturin më shumë se nëna dhe gjyshja e tij e do vërtetë një gjyqtare e shkallës parë Durrës.

Zonja Koka më tej shton: “Më 20 janar të vitit 2025 gjyqtarja tha rrëzohet kërkesa sepse nuk e dinte gjyqtarja në është apo nuk është në të mirën e të miturit, një përgjigje pa kuptim”.

Ndërsa nëna e të miturit së bashku me gjyshen, kërkojn të shesin shtëpinë pasi përballë hyrjes së tyre kanë xhaxhanë e vrasësit dhe në katin e parë përballë, banesën e autorit të vrasjes.

Dhe këtë, vetëm që i mituri të mos rritet në një vend ku iu vra babai, për t’u shpëngulur në një lagje tjetër po në qytetin e Durrësit.

Ata nuk duan hakmarrje, por të jetojnë jashtë atij realiteti makabër që panë fëmijën dhe bashkëshortin të mbytur në gjak e ku kryefamiljari humbi jetën padrejtësisht. Por edhe për të miturin që kërkon babanë e tij në shtëpi apo lagje ku ata banojnë.

Mes kujtimeve dhe komshinjve që i shkaktuan dhimbjen Namire Koka ndihet e kërcënuar: “Përballë është autori i vrasjes Ilir Koçilja, e kam përballë shtëpisë, ja ku është, këtu jeton xhaxhai i vet, ndërkohë unë kam frikë të dal nga shtëpia se poshtë ka pasur shtëpinë e vet ai.

Vijnë edhe njerëzit e afërt të atij, kështu që këtu jeta është komplet e pabanueshme për mua”.

Avokate Erjola Perlesi sqaron se, “duke qenë në rast konkret që banesa e autorit dhe viktimës janë shumë afër dhe ngjarja ka ndodhur po shumë afër banesës, me të drejtë familjarët e viktimës i janë drejtuar Gjykatës”.

Ndërsa psikologia Enertila Bekteshi thekson se: “Në një rast të tillë shteti duhet të mbështesë në një qasje të integruar ku përfshihet Ministria e Shëndetësisë me trajtim psikiatrik për agresorin dhe ndihmë psikologjike për viktimat.

Dhe në një rast të tillë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës zgjidhjen e shpejtë për banesën dhe mbrojtje ligjore për viktimat si dhe duhet që nëpërmjet Bashkisë të përfshijë strehim alternativ të përfshirë në programe sociale. Gjithashtu të përfshihet në këtë proces edhe Policia e Shtetit për t’i dhënë siguri”.

Sot, një vit më pas, Namira Koka nëna e Halilit endet nëpër korridoret e gjykatave duke kërkuar që shtëpinë ku ajo banonte me djalin e saj të vetëm, nipin dhe bashkëshorten e djalit, ta kalojë në bashkëpronësi dhe ta shesë që të largohet nga shtëpia që tashmë është kthyer në varr të hapur emocional.

Mes pikëllimit, Namira ndan dhimbjen që ky sistem i shkaktoi: “Këtë djalë këtë dritë kisha djalë me zëmër të madhe”.

Denoncuesja akuzon sistemin gjyqësor:  “Flora Reka, i kam shkuar më është mohuar e drejta ligjore zonjë, herën e parë nuk më priti, herën e dytë më tha kam shumë punë, kam shumë punë, a thua kishte ajo hallin tim”.

Në një ditë që duhej të ishte e heshtur për një tjetër dhimbje, ajo u kthye në tragjedi personale. Por brenda atyre pak hapave, ndodhi e paimagjinueshmja.

Në befasi, pa paralajmërim, djali i saj u qëllua me thikë nga Ilir Koçilja, pikërisht në momentin që ai po priste tek stacioni i autobuzit. Sipas familjarëve të viktimës, Halili nuk pati kohë as për fjalë, as për ndihmë dhe kjo ishte një ndarje e papritur dhe e përjetshme e tij.

Dhe ajo që nisi si një nderim për një humbje, përfundoi në dhimbjen më të madhe të jetës së saj.

Namire Koka rikthen ngjarjen dhe përshkruan momentet e fundit kur djalin e kishte përkrah: “Djali sa më la mua në shtepi. 100 metra larg shtëpisë ai i del dhe e godet me thikë menjëherë në befasi, më sjell mua në shtëpi, e presin shokët, aty në befasi e sulmon i sëmuri mendor dhe të gjithë njerëzit janë befasuar se djali im aty gjeti vdekjen e menjëhershme”.

Ilir Koçilja që i mori jetën Halil Kokës, vrasësi që i mori jetën, sipas dëshmisë së nënës, ishte një njeri i braktisur nga familja — jetonte i vetëm, pa mbështetje, pa kontroll, pa ndonjë sistem social që ta ndalonte përpara se të kthehej në rrezik.

Ndërsa banonte i vetëm në një apartament në katin e parë para pallatit të tyre. Ku sot është vendosur mbishkrimi “Vrasësi Endacak”.

Denoncuesja sqaron se i sëmuri mendor jo vetëm që ishte braktisur nga shteti, por edhe nga prindërit e tij: “Vrasësi që më vrau djalin ishte i braktisur nga 2 prindërit. Ata ikën në Amerikë, e kishin braktisur”./ Vetting, BalkanWeb

durres gjykata e durresit halil koka

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës