9 Shtator 2025, 07:37
Nga DOSJA

Parcelat e klasifikuara si pemëtore apo ullishte por që nuk kanë pemë dhe prodhim, mund të aktivizohen për ndërtim në projekte që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit por paraprakisht duhet ta vërtetojnë këtë.
Një vendim i mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) në 25 gusht, nën emërtimin “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit në terren të pasurve zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte” gjatë shqyrtimit të aplikimit për lejë zhvillimi/ndërtimi në kompetencë të KKUT-së” parashikon pikërisht këtë aspekt.
Kështu pika 1 e vendimit përcakton se “për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, në rast se projekt – propozimet shtrihen mbi pasuri me zë kadastral “pemëtore” apo “ullishte”, në të cilat nga evidentimi në terren rezulton të mos ketë pemëtore, drufrutorë ose ullinj, subjekti duhet të depozitojë pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si Sekretariat Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse, dokumentacionin përkatës.
Së pari procesverbal i gjendjes faktike të sipërfaqes së tokës ullishte apo me kultura drufrutore në terren, të shoqëruar me foto të gjendjes ekzistuese, i mbajtur nga topografi, i cili deklaron se pasuria e cila është verifikuar, është e njëjta sipas dokumentit të pronësisë, dhe agronomi, i cili verifikon gjendjen faktike mbi ekzistencën ose jo të kulturave drufrutore apo ullinjve.
Procesverbali, nënshkruhet gjithashtu nga pronari i pasurisë apo përfaqësuesi i zhvilluesit të projekt propozimit. Së dyti deklaratë noteriale e përbashkët midis zhvilluesit dhe eksperti që ka hartuar procesverbalin e gjendjes faktike, të cilët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre të plotë civile dhe penale për vërtetësinë e dokumentacionit të depozituar.
Pas depozitimit të dokumentacionit
Vendimi i KKUT përcakton se pas depozitimit të dokumentacionit bëhet edhe konfirmimi i gjendjes faktike të parcelës.
– Për sipërfaqet deri në 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse.
– Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka pemëtore/ drufrutorë, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia e vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.
– Për sipërfaqet deri 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom përkatës pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse, brenda 5 ditëve pune. Në rast se njësia е vetëqeverisjes vendore nuk përgjigjet brenda afatit 5 ditor, konfirmimi kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse brenda 5 ditëve.
– Për sipërfaqet mbi 0.1 ha, konfirmimi i gjendjes faktike të pasurive, për të cilat është deklaruar që nuk ka ullinj, kryhet nga specialisti agronom pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor përkatëse dhe specialisti përkatës i MBZHR, brenda 5 ditëve pune.
Pas konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor përkatëse Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit mund të vijojë me procedurat përkatëse për lëshimin e dokumentit të lejes së zhvillimit apo ndërtimit.
Një kopje e konfirmimit të kryer nga njësia e vetëqeverisjes vendore apo Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor depozitohet edhe pranë Drejtorisë përkatëse Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës./Monitor.al
Aktualitet
9 Shtator 2025, 07:34
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Përdorimi i kanaleve bankare të pagesave nga shqiptarët u rrit më tej në gjysmën e parë t&e...
Aktualitet
9 Shtator 2025, 07:24
I.A
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alt...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 22:38
I.A
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me autorin që vrau dy persona sot në Shkodër, Ragip Gila. Në emisionin &ldquo...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 22:19
I.A
SHKODËR- Erogen Vaso alias Erogen Barjoviç ishte shënjestra e sotme në Shkodër. Vaso ka marrë tre plumba në trup, të...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 22:09
I.A
Kristo Papa
Një ngjarje e pazakontë, por me përfundim të lumtur, ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tirana drejt Londrës...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 21:41
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr disa informacione nga helmimi i të penduarit të drejtësisë Nuredin Du...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 12:37
I.A
Daniel Cornea
VLORË- Është publikuar fotoja e rumunit Daniel Cornea, i dyshuar si autori i ekzekutimit mafioz të rojes Renato Hoxhajt, ...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 21:35
I.A
TIRANË- Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv Klan takohet me zonjën Zamira Alija, e c...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 21:28
I.A
KQZ
KOSOVË- Procesi i votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Koosvës që janë regjistruar për t&e...
Aktualitet
8 Shtator 2025, 21:21
I.A
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerr detaje nga masakra e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Duke folur...