LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vendosim C4 ku të duash ti”/ Tritol me porosi, kush është i arrestuari Febjus Dauti, u kap nga "i infiltruari" me vëllanë e Nuredin Dumanit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar Febjus Dauti me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

24 Tetor 2022, 17:13 Nga k.m.
“Vendosim C4 ku të duash ti”/ Tritol me porosi, kush
Nuredin Dumani

DURRËS- Febjus (Dritan) Dauti, 38 vjeç, është arrestuar nga Policia e Durrësit pas shtatë vitesh në kërkim. I riu bashkë me 3 persona të tjerë, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit "Twix", pasi u kapën duke transportuar tre kallëpe me lëndë plasëse. Edhe pse në mungesë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar Febjus Dauti me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

“Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim. Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse. Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme”, njofton Policia e Durrësit.

AKSIONI NË 2017:

“Vendosim C4 ku të duash ti”/ Tritol me porosi, kush

4 persona u arrestuan në qytetin e Durrësit të cilët u kapën me 3 lëndë eksplozive C4 me celularë. Prangosja e tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Tëix” të sektorit për Trafiqet dhe Narkotikë në Drejtorinë e Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, pas një pune 2 mujore. Veç Dautit u arrestua: 

30-vjeçarin Dashnor Dumani lindur në Dibër dhe banues në Durrës
24-vjeçari Asllan Plaku lindur dhe banues në Durrës
31-vjeçari Bledar Plaku lindur dhe banues në Durrës

Asokohe Dritan (Febjus) Dauti kishte garantuar një person tjetër, se ai me 3-4 shokë të tij mund të vendosin eksploziv me porosi në automjete, komisariat policie, shtylla tensioni të lartë apo kudo tjetër. E vetmja kërkesë e tyre ka qenë korrektesa në pagesë, por Dauti nuk ka ditur se personi me të cilin po fliste ishte një agjent i infiltruar i policisë.

“Nga ana e Policisë Gjyqësore është bërë i mundur regjistrimi i një bisede ndërmjet një agjenti të infiltruar dhe shtetasit Febjus Dauti, ku ky i fundit thotë se ai bashkë me 3-4 shokë të tij mund të vendosin eksplozive me porosi në vende të ndryshme si makina, në komisariatin e policisë, shtylla të tensionit të lartë apo kudo, që të bëhen porosi kundrejt shpërblimit me para. Ky shtetas thekson vetëm që pjesa e shpërblimit me para të jetë korrekte dhe në kohë, pasi kur e ka bërë edhe herë të tjera këtë punë, persona që e kanë porositur i kanë mbetur borxh një shumë prej 16 mijë eurosh,”- thuhej në dosjen e prokurorisë.

Sipas organit të akuzës, ai i kishte thënë agjentit të infiltruar: Mjafton të thotë se ku e dëshiron që të vendoset lënda eksplozive dhe ai do t’i thotë çmimin dhe më pas e vendos atë. Gjithashtu mund ta vendos lëndën shpërthyese edhe duke e telekomanduar nga distanca. Në momentin e arrestimit, mendohet se të rinjtë po shkonin në një aksion, ndërsa po ashtu, akuzoheshin se kishin  me shpërthimin e mjetit të Ardian Trotës, i njohur dhe si “i forti i Kukësit”.

Shok me Dashnor Dumanin

Dauti duket se kishte miqësi me vëllanë e vrasësit me pagesë, tani të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Dashnorin.

"Altin Ndoci ishte planifikuar nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj. Vrasja e Altinit, do kryej në shenjë hakmarrjeje, pasi Altin Ndoci, i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit, duke i kanosur por pa realizuar qitje në drejtim të tyre. Për ekzekutimin e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin,"-thuhet në dosjen e SPAK.

nuredin dumani operacioni twix febjus dauti dritan dauti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet