Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
22-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka kryer manovra të rrezishme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve.
VLORË- Policia ka proceduar penalisht një 22-vjeçar në Vlorë. 22-vjeçari nuk i është bindur urdhërave të policisë dhe ka kryer manovra të rrezishme, të cilat kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Kjo ka vështirësuar gjithashtu edhe qarkullimin e makinave të tjera.
Mbi 22-vjeçarin banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Kjo pasi, i riu ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, të cilin po drejtonte, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.
Njoftimi i policisë
Procedohet penalisht, gjobitet dhe i sekuestrohet automjeti një drejtuesi mjeti që rrezikoi sigurinë publike me manovra të rrezikshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ngarkim të shtetasit D. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, në vendin e quajtur “Kapelja”, ka xhiruar gomat e automjetit tip “BMW”, në mënyrë të përsëritur, duke u shndërruar në një rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera që qarkullonin në atë zonë, si dhe nuk i është bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme për të ndaluar.
Njëkohësisht, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Vlorë i vendosën këtij shtetasi masë administrative në vlerën 5200 lekë, për shkelje të neneve 139/8, 153/5, 139/3, 190/1-6 dhe 120/1-6 të Kodit Rrugor, si dhe masën plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit. Në përfundim të të gjitha veprimeve procedurale dhe administrative, u bë edhe sekuestrimi i automjetit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Policia e Vlorës apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin manovrat e rrezikshme dhe sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 30-vjeçar në Tiranë. I arrestuari është Marius Xhepa 30 vj...
foto ilustruese TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon i n...
Foto ilustruse KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 37-vjeçar. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për trafikim t...
Mikel Marsi VLORË- Daja i 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë dy ditë m&eu...
Foto ilustruese VLORË- Janë publikuar pamjet e rënda të aksidentit në Vlorë, ku mbi jetën tragjikisht Leando Shametaj. S...
Foto ilustruse VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Bajramaj, i cili p...
Daci-Veliaj TIRANA- Avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhequr nga mbrojtja ligjore e ish-kryetarit të Bashkisë së Tir...
Autori BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristo Memën (i njohur edhe si Konta...
Foto ilustruese TIRANA- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me arsenalin e armëve të gjetura një ditë më parë në...
Kastriot Ismailaj TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për &...