Zjarri në Lezhë/ Dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit, policia shoqëron një pe...
Aktualitet
VIDEO/ “Diaspora është me ne”! Mijëra qytetarë marshim drejt Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen
Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Revolucion”, “Shqipëria e re”, “Rama jep dorëheqjen”, “Diaspora është me ne” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa qytetarët u drejtua drejt selisë së qeverisë.
4 Korrik 2026, 19:14Nga E. D
pamjet
TIRANË- Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, mijëra qytetarë nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 35-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Revolucion”, “Shqipëria e re”, “Rama jep dorëheqjen”, “Diaspora është me ne” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa qytetarët u drejtua drejt selisë së qeverisë.
Në protestë u dëgjuan edhe thirrjet “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së së enjtes para Parlamentit. Në marshim valëviteshin flamuj shqiptarë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është protesta e 35-të radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al