6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Operacion i koduar "OROLOGI" për ekzekutimin e 6 masave të sigurisë u zhvillua në bashkëpunim me BKH, Forcën e Posaçme Operacionale dhe disa drejtori vendore policie në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
TIRANË- Janë publikuar, pamjet e operacionit ku janë vënë në pranga personat ndaj të cilëvë, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, lëshoi urdhëarreste. Masat e sigurisë u caktuanë në kuadër të hetimeve të SPAK, për goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës nga Amerika Latine në vendet e Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.
Operacion i koduar "OROLOGI" për ekzekutimin e 6 masave të sigurisë u zhvillua në bashkëpunim me BKH, Forcën e Posaçme Operacionale dhe disa drejtori vendore policie në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Në pranga janë vënë dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Ermir Ndrejaj, Ilir Llosha, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj. Këta dy të fundit janë njohur me masën e sigurisë në burg, për shkak se po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.
Ndërkohë shtetasi D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesën e tij.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni “OROLOGI”
Ekzekutohen 6 masa sigurie.
Sekuestrohen armë, orë të shtrenjta, automjete luksoze e sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Në kuadër të operacionit “OROLOGI”, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, BKH-në dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, u bë i mundur ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë me karakter personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasit:
A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.
E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë.
P. D., 53 vjeç, banues në Durrës, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.
E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit IEVP, Rruga “Jordan Misja”, Tiranë.
I. Ll., 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Ndërsa për shtetasin D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, nuk u bë e mundur ekzekutimi i masës së sigurisë, pasi nuk u gjet; u shpall në kërkim.
Të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Po gjatë operacionit, janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat janë sekuestruar:
3 armë zjarri të llojit pistoletë, 43470 euro, 5000 franga zvicerane, 3 automjete, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63, një Volksëagen Golf 7a dhe një Volksëagen Sharan, 1 skaf luksoz i markës “Hull ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025, i regjistruar në emër të një subjekti tregtar, 1 orë Rolex model 126613LN, 1 orë Richard Mille, model McLaren RM50-03/68, 16 aparate celularë, kryesisht të markave iPhone dhe Samsung, disa me karta SIM aktive, 19 karta bankare ndërkombëtare (Visa, Mastercard, American Express), të lëshuara në emër të personave nën hetim, dokumente bankare dhe transaksionesh financiare me llogari në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama, 1 dron, 8 hard disqe të markës Hikvision, me kapacitet 6TB secili dhe sende të tjera që i shërbejnë hetimit.
Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në luftën kundër krimit të organizuar.
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka goditur rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku janë vën&eu...
foto nga operacioni BULQIZË- Vatra e zjarrit në Bulqizë në vendin e quajtur Qafë Bualli vijon të jetë aktive ndërs...
adela hysenaj FIER- Gjykata e Fierit ka mbajtur ditën e sotme seancën me dyer të mbyllura, ku u vendos pranimi i kërkesës së&...
foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave t&eum...
spak TIRANË- Prokuroria e Posaçme doli më herët me një reagim zyrtar lidhur me operacionin ndërkombëtar të organi...
zjarret ne vend TIRANË- Prej disa javësh në shumë zona të vendit kanë shpërthyer vatra zjarri më përmasa masiv...
linda rama TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes nëse ka menduar ndonj&eu...
flaket KORÇË- Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në vend, konkretisht në Parkun Kombëtar të Prespë...
pamje nga operacioni VLORË- Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Kroacia dhe Italia kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e z...
linda rama TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka folur ditën e sotme edhe mbi sfidat dhe potencialin që ka Shqi...