Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
VIDEO/ I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit, avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt hetimor të SPAK
Në videon e shfaqur, shikohet avokati i tij teksa vendos në një karrocë supermarketi fashikujt hetimor.
19 Janar 2026, 15:16Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Avokati i Safet Bajrit, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të vitit 2018, ka marrë ditën e sotme me karrocë fashikujt hetimor të SPAK në ngarkim të klientit të tij. Në videon e shfaqur, shikohet avokati i tij teksa vendos në një karrocë supermarketi fashikujt hetimor. Në lidhje me këtë ngjarje, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Bajrin së bashku me 3 të tjerë në nëntor të vitit të kaluar.
Arrestimi i Safet Bajrit
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tire thuhej se ndaj Safet dhe Behar Bajrit dhe Asmer Bilalit rëndojnë akuzat për "Vrasje me paramendim", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizatat dhe grupet kriminale të strukturuara".
Të tre në lidhje me njëri-tjetrin akuzohen se kanë dhe kryerjen e vrasjes së Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka zgjedhur prova për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të ushtrisë së shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre./Dosja.al