LIVE UPDATES
Aktualitet

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

Shtetasi Ndue Mesiti, nuk arriti të marrë certifikatë për pronën duke marrë përgjigje se parcelat ishin regjistruar nga përfitues të tjerë. Hetimi administrativ zbuloi dy parcela në Bizë. E para 29 mijë metra në emër të Hamdi Hoxha, Hamide Ibrahimi, Nadire Kërtusha, Xhemile Hasa, dhe Drita Hamitaj.

29 Tetor 2025, 22:21 Nga E. D
“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e
foto ilustruese

RODON- Problemet e bëra me dije përmes emailit të brendshëm në kadastrën e Durrësit, janë vënë në dukje në një praktikë ankimore të vitit 2022 përmes Zyrës Antikorrupsion nga familja Mesiti.

Shtetasi Ndue Mesiti, nuk arriti të marrë certifikatë për pronën duke marrë përgjigje se parcelat ishin regjistruar nga përfitues të tjerë. Hetimi administrativ zbuloi dy parcela në Bizë. E para 29 mijë metra në emër të Hamdi Hoxha, Hamide Ibrahimi, Nadire Kërtusha, Xhemile Hasa, dhe Drita Hamitaj.

Një pronë e cila ishte në kalvarin e gjyqeve dhe kishte “Masë Sigurimi të kërkesë Padisë”. Pasuria tjetër objekt i hetimit administrativ me sipërfaqe 15.340 metra ishte në emrat e Renata Ashta dhe Alban Mollaymeri.

Vendimi i Gjykatës Apelit, kishte caktuar për pronat në favor të shtetasit Ndue Mesiti. Por, një punonjës i paidentifikuar i ZRPP-së këtë veprim e ka zhbërë me një “vizë të kuqe” sipër dokumentit, duke shkruar “hedhur gabim”. Kjo përbën një anomali më vete të ligjit të kohës që linte hapësirë për veprime të tilla korruptive.

“Këtu mund të jetë kjo që një pjesë e qytetarëve të ndershëm ose pafuqishëm mund të jetë vënë kjo vija e kuqe mbi pronën duke ditur që nga ky nuk na vjen gjë e mund t’ja marrin, nuk ka mbështetje, nuk ka financa, i fusim një vijë të kuqe e ia marrin, ja kanë marrë e i është kaluar investitorit që e zhvillon, por këtu nuk është faji investitorit…se ata investojnë, fusin në punë kapitalin, problemi është i shtetit”, thotë eksperti i pronave, Gjergji Begaj.

Mbi pronat u kryen një sërë veprimesh si ndarje dhe bashkime, lëvizje të cilat sillnin konfuzion në kërkimin administrativ. Kjo kishte synim humbjen e gjurmëve. Qëllimi në rastin konkret ishte heqja e vendimit të masës së sigurimit të kërkesë padisë.

Veprimi i radhës që në dukje është bërë nga zyrtarë të Kadastrës Durrës, ka qenë bashkimi fiktiv i pronave në bregdet. Një parcelë me 15.450 metra u regjistrua në emrin e shtetases Florinda Nikolla.

Kjo e fundit e kalon në favor të shtetasve Clirim Tahiri dhe Suela Tahiri. Përfituesi fundor në fund fare rezulton kompania e njohur “Premium Finance Invest” që e ka blerë tokën përmes një kontrate në vitin 2020. Në dokumentin e verifikimit të rastit, sqarohet se të gjitha certifikatat e pronësisë të prodhuara janë tërhequr nga juristi i Kadastrës në atë kohë, Taulant Bejko, i cili më pas do të shkarkohej nga detyra. Hetimi administrativ konstatoi se nga ana e zyrtarëve të ASHK Durrës janë kryer veprime korruptive dhe çështja u referua në Prokurori.

Ne i jemi drejtuar kompanisë blerëse të tokave me një kërkesë për informacion lidhur me procedurën e ndjekur për sigurimin e pronës. Në përgjigje na sqarohet se referuar dokumenteve zyrtare të kohës të lëshuara nga ASHK, tokat kanë qenë të lira, pa asnjë shënim në kartelat përkatëse për mbivendosje, masa kufizuese apo probleme të ndryshme.

“Shoqëria jonë nuk është pjesë e asnjë procesi penal apo civil, ndaj nuk kemi dijeni rreth konflikteve gjyqësore, procedimeve penale, procedurat për regjistrim apo tjetërsim pronash” thotë kompania Premium Finance Invest.

Referuar veprimeve të kryera, rezulton se pak a shumë në të njëjtën formë është vepruar edhe me pronën e cituar më sipër ku ishte në konflikt “Kisha Franceskane” në Kepin Rodonit. Rruga e ndjekur ishte ajo e “vizës së kuqe” dhe citimit të hedhur gabim.

Nëpërmjet shkresës së korrikut 2022, me numër protokolli 5124/1, një zyrtar vendor vuri në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme. Po ashtu, u vu në dijeni edhe Njësia Antikorrupsion por nuk pati asnjë reagim. Dosja shkoi në Prokurinë e Durrësit e cila ende po heton rastin.

Në këto praktika që nuk bëjnë pjesë në dosjen publike ndaj Rrumit të Sukthit dhe grupit të tij, vihet re një detaj mjaft i rëndësishëm. Në ASHK-në Durrës, një zyrtar ka skanuar të gjitha volumet fizike. Ky informacion nuk disponohej nga bandat e tokave. Madje, as zyrtarët e ASHK nuk kishin informacion për ruajtjen e këtyre të dhënave. Kur SPAK mori në dorë këto skanime, vërtetoi batërdinë që ishte bërë me pronat./Top Channel

rodon

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri