LIVE UPDATES
Aktualitet

VOA: Dhuna, stresi dhe depresioni përkeqësojnë shëndetin mendor të grave në Shqipëri

Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim.

7 Korrik 2023, 19:14 Nga I.A

VOA: Dhuna, stresi dhe depresioni përkeqësojnë shëndetin

TIRANË- Shëndeti mendor i grave në Shqipëri dëmtohet kryesisht nga stresi, dhuna seksuale dhe depresioni, thuhet në një studim të ekspertëve të shëndetit publik. Në raportin e publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” mbi shëndetin mendor të grave në Shqipëri, theksohet se gjendja u rëndua ndjeshëm gjatë pandemisë Covid-19 e në vazhdim, por ende mungojnë matje të rregullta mbi gjendjen e shëndetit mendor, bazuar në këndvështrimin gjinor.

Megjithëse nuk ka matje të rregullta nga pikëpamja e përkatësisë gjinore, ekspertët pohojnë se shëndeti mendor i grave dhe vajzave në Shqipëri është përkeqësuar nga Pandemia Covid-19 e në vazhdim. Afro 70 për qind e grave kanë raportuar gjatë intervistave episode depresioni, të cilat shtohen bashkë me rritjen e moshës së tyre.

Sipas një studimi të publikuar sot nga organizata “Së bashku për jetën” bazuar në sondazhe me grupime të ndyshme, gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë rrezik më të lartë për të vuajtur nga probleme të shëndetit mendor, veçanërisht të depresionit dhe ankthit.

“Kemi të dhënat tona kombëtare që risku për probleme të shëndetit mendor është më i madh tek vajzat dhe tek gratë. Çështjet më të shpeshta mes tyre janë depresioni dhe ankthi. Diferencat mes grave dhe burrave janë vazhdimisht të pranishme në çdo studim sado i takon grupmoshat dhe shtresat e ndryshme shoqërore. Të dhënat lidhur me shëndetit mendor duhet të jenë të ndara për burrat dhe për gratë për të ndihmuar dhe detajuar shërbimet e kësaj fushe”, thotë dr. Alban Ylli, ekspert i shëndetit publik.

Autorët sugjerojnë se të dhënat shëndetësore sistematike nga disa shërbime duhet të ndahen sipas gjinisë dhe madje theksuan se anashkalimi i dallimeve gjinore ose i paragjykimeve gjinore, mund të ketë pasoja klinike ose të shëndetit publik.

Dhuna në familje është e pranishme për afro 37 për qind të grave dhe vajzave, siç pohohet nga të dhëna të INSTAT dhe organizatave të shoqërisë civile, çka u sjell atyre ankth, depresion dhe mendime për vetëvrase.

Më shumë se 10 për qind e grave të dhunuara humbasin vendin e punës, pjesa tjetër kanë vështirësi të punojnë apo të gjejnë punë, çka dobëson shëndetin mendor e fizik dhe fuqinë e tyre ekonomike.

“Ajo që u evidentua si shqetësim gjatë raportit ishte fakti se vetëm gjysma e intervistuarve ishin gra që kishin shkuar të vizitoheshin dhe ishin diagnostikuar klinikisht nga një mjek për sa u përket çrregullimeve të shëndetit mendor. Gratë pohuan se më shumë përdornin shërbimin shëndetësor parësor dhe nuk e kishin aq të lehtë të bënin procesin e shtrimit në spital. Vërejmë se gratë e mbajnë për vete fshehur problematikën e shëndetit mendor dhe nuk duan ta shfaqin për shkak të stigmatizimit që mund të pësojnë nga shoqëria”, thotë Redina Çanaku, koordinatore projektesh pranë organizatës “Together for Life”.

Studimi vëren se dy herë më shumë burra se sa gra diagnostikohen me depresion nga një profesionist dhe kjo mund të zbulojë një “pranim” ose “normalizim” me ndjenjën e depresionit tek shumë gra, të cilat priren të mos shkojnë te mjeku për problemin e tyre.

Autorët theksuan se depresioni i diagnostikuar është 5 herë më i ulët se sa depresioni real i raportuar nga popullata. Sondazhet tregojnë që burrat përdorin më shpesh shërbime spitalore dhe kjo mund të lidhet me faktorë kulturorë ose të sjelljes së tyre. Studimet vërejnë se ende nuk ka matje të rregullta e periodike mbi shëndetin mendor të grave dhe vajzave, të cilat ende kanë një qasje të kufizuar në këto shërbime, për shkak të stigmës sociale dhe mungesën e informacionit.

Shqipëria ka normat ndër më të ulëtat në kontinent sa i takon përdorimit të kujdesit shëndetësor për shëndetin mendor në Europë. Studimi thekson se Shqipëria ka ligje dhe politika të mira mbi shëndetin mendor dhe barazinë gjinore, megjithatë specifikat gjinore meritojnë një kujdes të veçantë, sepse shëndeti mendor mund të ketë karakteristika të ndryshme tek burrat dhe gratë.

Marrë nga VOA

instat

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen