"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
ME FOTO- U dhunuan me shkop bejsbolli nga fisi Rraja, shihni gjendjen e dy të lënduarve në Krujë
Për shkak të dhunës, të dy të plagosurit janë "të larë" në gjak, ndërsa për mediat tregojnë se Policia e Shtetit nuk i ka dërguar në spital, por direkt në Komisariat për të dëshmuar edhe pse gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.
7 Korrik 2023, 15:12Nga k.m.
Pamje e të dhunuarve
KRUJË- Dalin fotot e të dhunuarve nga anëtarët e fisit Rraja në Borizanë të Fushë Krujës. Panorama Tv ka siguruar fotot e dy kushërinjve, Jashar Maja dhe Bilbil Maja pas ngjarjes të cilët u dhunuan brutalisht nga pjetarë të fisit Rraja, të cilët madje kanë edhe çarje në kokë. Për shkak të dhunës, të dy të plagosurit janë "të larë" në gjak, ndërsa për mediat tregojnë se Policia e Shtetit nuk i ka dërguar në spital, por direkt në Komisariat për të dëshmuar edhe pse gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.
Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.
Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.