LIVE UPDATES
Politike

VOA: Mbahet samiti i Brdo-Brionit në Mal të ZI! Mesazhi: BE, dritare e re për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Presidenti Milanoviç theksoi se detyrë e Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, është të inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos lëkunden në rrugën e anëtarësimit në bllok.

8 Tetor 2024, 22:55 Nga M.B
VOA: Mbahet samiti i Brdo-Brionit në Mal të ZI! Mesazhi: BE, dritare e
Përfaqësuesit

MALI I ZI- Mesazhi i përbashkët i takimit të udhëheqësve rajonalë në kuadër të procesit të njohur si Bërdo-Brioni është se "Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor", thuhet në një njoftim të presidencës malazeze, e cila ishte organizatore takimit të së martës në qytetin bregdetar të Tivatit në Malin e Zi.

Pas seancës plenare, e cila ishte e mbyllur për publikun, presidenti malazez Jakov Milatoviç, i cili ishte nikoqiri i takimit, tha se qëndrueshmëria afatgjatë e rajonit nënkupton edhe marrëdhënie të mira fqinjësore.

"Me rendin e tronditur botëror dhe paqëndrueshmërinë globale në rritje, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm për momentin politik dhe dritaren e re në BE, kur bëhet fjalë për zgjerimin. Ne jemi të gatshëm ta përdorim edhe më fuqishëm këtë mundësi", tha Presidenti Milatoviç.

Ai u zotua se Mali i Zi “është dhe do të jetë gjithmonë një vend i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe qëndrueshmërisë rajonale dhe pret që përparimi i Malit të Zi drejt BE-së të jetë një nxitje edhe për vendet e tjera”.

Presidenti kroat Zoran Milanoviç, tha se vlera e procesit Bërdo-Brioni qëndron në faktin se "vendet, disa prej të cilave nuk e kanë njohur njëri-tjetrin, komunikojnë në këto takime".

Presidenti Milanoviç theksoi se detyrë e Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat janë vende anëtare të Bashkimit Evropian, është të inkurajojnë vendet e Ballkanit Perëndimor që të mos lëkunden në rrugën e anëtarësimit në bllok.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike”.

Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, tha se "Mali i Zi ka dëshmuar përparimin më të madh dhe ka perspektivat më të mira për anëtarësimin e shpejtë në BE". Ajo njoftoi gjithashtu se Sllovenia propozon që vendimet për mbylljen e kapitujve të merren me shumicë të cilësuar dhe jo njëzëri.

Kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviç, theksoi se vendet e rajonit kanë dy rrugë: "Njëra është të trajtojmë njëri-tjetrin siç bëjnë vendet e BE-së dhe tjetra është të pranojmë qëndrimin e Rusisë ndaj fqinjëve të saj, gjë që e çon atë në fatkeqësi dhe tragjedi. Unë mendoj se rruga jonë evropiane nuk ka alternativë".

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk mori pjesë në pjesën plenare të takimit, por më pas iu bashkua pjesëmarrësve. Në një konferencë për shtypin ai u përqendrua në marrëdhëniet serbo-malazeze, duke ritheksuar akuzat për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi. Ai tha po ashtu se çdo ditë ndaj tij dhe Serbisë bëhen akuza për ndërhyrje në zgjedhjet në Malin e Zi.

"Ne kurrë nuk do ta dëmtojmë Malin e Zi, por nuk do të lejojmë askënd të dominojë Serbinë. Serbia nuk ka bërë asgjë kundër Malit të Zi, asnjë veprim strategjik e as taktik”, tha Presidenti Vuçiç.

Procesi Bërdo-Brioni është një nismë slloveno-kroate e hedhur në vitin 2010, me synimin për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian./ VOA

ballkani

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit