LIVE UPDATES
Politike

Bardhi: Qeveria Rama ka ngritur zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët jashtë vendit

Ai zbuloi se qeveria ka ngritur një zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, me qëllim kontrollin dhe ndjekjen e tyre për arsye politike.

8 Tetor 2024, 22:10 Nga E. D
Bardhi: Qeveria Rama ka ngritur zyrë të posaçme për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për fushata e patronazhistëve të Edi Ramës, duke theksuar se qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë një liri më të madhe për të gjykuar qeverisjen.

Bardhi i ftuar në emisionin “A Show” në SYRI TV, tha se shqiptarët jashtë vendit nuk përballen me kërcënime të përditshme për vendet e tyre të punës, siç ndodh shpesh në Shqipëri, ku qytetarët janë të kërcënuar për kafshatën e bukës dhe për vendin e punës, duke u bërë viktima të presionit qeveritar.

Ai zbuloi se qeveria ka ngritur një zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, me qëllim kontrollin dhe ndjekjen e tyre për arsye politike. Bardhi deklaroi se Partia Demokratike i ka identifikuar të gjithë patronazhistët dhe po monitoron sjelljen e tyre.

Gjithashtu Bardhi akuzoi këta patronazhistë për abuzim me pushtetin, duke përdorur lidhjet familjare për të ushtruar presion, si në rastet kur u thuhet prindërve se fëmijët e tyre do të humbin vendet e punës në administratë nëse nuk votojnë për Partinë Socialiste, apo përndjekje tregtare me pretekstin e gjobave të papaguara.

"Unë besoj se bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë kanë një sens lirie, jo për të gjykuar qytetarët apo ne që jetojmë këtu brenda, por shpeshherë halli, shqetësimi, nevoja për punë, kërcënimi që të bëjnë me bukën e gojës, tejkalon politikën, bindjen apo të menduarit e lirë. Ndërkohë që për bashkëqytetarët tanë që jetojnë jashtë, mendoj se kjo nuk ekziston. Pra, kontrolli i jetës së tyre, i ekonomisë së tyre, i mundësisë për kafshatën e bukës dhe më shumë, nuk ekziston. Unë kam bindjen e plotë se, duke parë se si funksionon politika dhe qeverisja në vendet ku ata jetojnë pjesa dërrmuese në vende demokratike me qeveri të përgjegjshme ata dinë ta bëjnë dhe do ta bëjnë dallimin mes asaj që ata shohin, se çfarë do të thotë një qeveri e përgjegjshme, dhe asaj që ofron Edi Rama.

Edi Rama ka nisur, dhe unë e konfirmoj këtë, një zyrë të posaçme për t’u marrë me atë që përmendët ju, pra me mundësinë për të patronazhuar çdo bashkëqytetar që jeton jashtë. Por unë kam bindjen e plotë që ai do të marrë prej tyre përgjigjen e merituar. Secili prej patronazhistëve është i identifikuar dhe është nën monitorim për sjelljen e tij nga strukturat e Partisë Demokratike. Mënyra se si sillen ata, që i përshkruam si qytetarë të zakonshëm dhe njerëz të pafajshëm, është problematike. Përveç se një pjesë prej tyre janë punonjës të administratës publike, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit, veprimtaria e tyre në vetvete është gjithashtu një shkelje e rëndë e ligjit.

Ata verifikojnë ku punon fëmija dhe, nëpërmjet punës së fëmijës, shkojnë te prindi dhe i thonë: “Shiko se ti ke vajzën që punon në ministrinë X apo në drejtorinë X, dhe nëse nuk voton për Partinë Socialiste, vajza jote do të humbë punën nesër.” Dikujt tjetër i thonë: “Ti ke një gjobë të papaguar, dhe nëse nuk voton për Partinë Socialiste, do të të bllokojmë aktivitetin tregtar.” u shpreh Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj