LIVE UPDATES
Politike

"Qytetarët ishin ftuar për të reaguar", Bardhi: Fushata e propagandës së Ramës nuk e ndali rezistencën e protestuesve

Bardhi gjithashtu u përqendrua në vlerësimin e protestës së fundit të opozitës, duke theksuar se qytetarët e ftuar për të reaguar treguan rezistencë të fuqishme përballë sjelljes disproporcionale të policisë.

8 Tetor 2024, 21:41 Nga M.B
"Qytetarët ishin ftuar për të reaguar", Bardhi: Fushata
Foto nga intervista

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se qytetarët shqiptarë e ndjejnë edhe në shqetësimet e tyre që nuk gjejnë pasqyrim në mediat kryesore kombëtare. Në një intervistë në emisionin “A Show” në SYRI TV, Bardhi gjithashtu u përqendrua në vlerësimin e protestës së fundit të opozitës, duke theksuar se qytetarët e ftuar për të reaguar treguan rezistencë të fuqishme përballë sjelljes disproporcionale të policisë.

Sipas Bardhit, marshimi drejt Tiranës nuk ishte një protestë e zakonshme kombëtare, por një ftesë për qytetarët që të shprehnin pakënaqësitë e tyre. Ai vlerësoi pjesëmarrjen dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve, duke theksuar se kjo protestë ishte një sukses, pasi tregoi se ka qytetarë që nuk janë të gatshëm të pranojnë dhunën dhe arbitraritetin e qeverisë së Edi Ramës.

Pjesë nga fjala e Bardhit:

Qytetarët shqiptarë e ndjejnë edhe në shqetësimet e tyre që nuk gjejnë pasqyrim në mediat kryesore kombëtare. Për fat të keq, përfshirë dhe televizionet kombëtare, këto media janë përfshirë prej vitesh tashmë, por veçanërisht në periudhën e fundit, në një fushatë dezinformimi dhe përdorimi nga qeveria, për të shpërndarë në mënyrë mediatike propagandën e Edi Ramës. Kjo dëmton interesin publik, dëmton të vërtetën dhe, sigurisht, përcjell imazhin apo informacionin e gabuar tek qytetarët. Besoj e keni parë këtë edhe me protestën e fundit, ku u sajuan histori nga më të ndryshmet, të shpërndara nga zyra e propagandës së Edi Ramës dhe të pasqyruara si ngjarje të vërteta në pjesën dërrmuese të mediave në vend.

Unë gjykoj se ajo që ne kishim shpallur, marshimi drejt Tiranës, nuk ishte një protestë kombëtare, pra qytetarët ishin ftuar për të reaguar, ndryshe nga protestat që jemi mësuar të shohim të organizuara nga Partia Demokratike, ku qytetarët marrin pjesë dhe, me pjesëmarrjen e tyre, shprehin pakënaqësitë. Në këtë rast, ne publikisht kishim shpjeguar se çfarë do të ndodhte atë ditë dhe se çfarë qytetarët ishin ftuar të reagonin atë ditë në Tiranë. Në këtë kuptim, qoftë pjesëmarrja masive e qytetarëve, qoftë rezistenca e tyre përballë sjelljes disproporcionale të policisë, tregoi që po, në këtë vend ka qytetarë që nuk janë të gatshëm as ta falin lirinë, as t’i nënshtrohen dhunës dhe arbitraritetit të një shteti personal që ka ndërtuar Edi Rama.

Ata janë aty për të reaguar sa herë Shqipëria ka nevojë për ta, dhe në këndvështrimin tim, ky ishte një sukses i asaj që ndodhi dje. Qytetarët reaguan dhe iu përgjigjën ftesës së Partisë Demokratike. Nuk ka pasur asnjë reagim publik nga asnjë prej ambasadave të vendeve mike që janë në Shqipëri. Edi Rama i ka vënë duart në fyt çdo kujt që ka vendosur të jetojë në këtë vend, dhe fakti që qytetarët marrin guximin për t’ia hequr me forcë duart nga fyti, që është ky reagim, që mund të ishte dhe më i ashpër, nuk nënkupton se është dhunë.

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje