LIVE UPDATES
Politike

Kosova rrit me 20 përqind pensionet/ Berisha: Rama e urren Kurtin se ai nuk vjedh, PD zotohet se nuk do ketë pension nën 200 euro

Po ashtu ai u shpreh se Shqipëria ka një buxhet fiks dy herë më të madh se Kosova, por problemi është se Kosova ka vjedhjet, ryshfetet 5 herë më të ulëta se Shqipëria.

8 Tetor 2024, 20:06 Nga E. D
Kosova rrit me 20 përqind pensionet/ Berisha: Rama e urren Kurtin se ai nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit para mbështetësve shprehur shqetësimin e tij për trajtimin e pensioneve nga qeveria dhe premtoi rritjen e tyre, duke e quajtur të papranueshëm nivelin aktual të pensioneve.

Gjithashtu Berisha solli në vëmendje një pensionist nga Vlora si simbol të luftës për të drejtat e pensionistëve dhe akuzoi qeverinë e Edi Ramës për përçmim dhe tallje me ta.

Po ashtu ai u shpreh se Shqipëria ka një buxhet fiks dy herë më të madh se Kosova, por problemi është se Kosova ka vjedhjet, ryshfetet 5 herë më të ulëta se Shqipëria.

"Të dashur miq, jam prekur thellë tek shihja ata mijëra e mijëra burra e gra të moshuar gjithashtu në mosbindje civile. Tek dëgjoja pensionistin nga Vlora që kishte ardhur me biçikletë, një hero i vërtetë. Por unë e kam një zotim solemn, se pension nën 200 euro në Shqipëri nuk do ketë. Të dashur pensionistë, Edi Rama u tall me ju, u përçmoi ju, por nuk përçmoi dhe nuk u tall vetëm me ju, por me çdo shqiptar, me çdo qytetar të këtij vendi që u nderon ju, që ka mirënjohje të pakufishme për atë që keni bërë. Ju premtoj në mars rritjen e pensioneve, gjer në tetor nuk rriti një qindarkë dhe nga fondi 38 milionë, shpenzoi për 3 muajt e fundit të vitit për 4 përqind indeksim të pensioneve, për 700 lekë që u dha, gjithsej 16 milionë euro.

Të dashur miq, do u informoj sot se dje qeveria e Kosovës vendosi dhe deklaroi se pensioni bazë, dmth pensioni i atyre që nuk kanë bërë një ditë punë, por që kanë arritur moshën e pensionit, se pensioni sipas viteve të punës, pensioni i invaliditetit, çdo pension do rritet jo 1 apo 3, 4 përqind, jo 700 apo 1 mijë, por do rritet 20 përqind. Dhe, që ta dini mirë, fondi i përgjithshëm i pensionit në Kosovë gjer ditën e djeshme ishte 500 milionë euro. Qeveria e Kosovës, në një akt të lartë përgjegjësie, e rriti atë jo me 16 milionë, siç bëri ky i pashpirti, e rriti me 100 milionë euro. E rriti me 20 përqind. E rriti në 600 milionë euro.

Të dashur pensionistë dhe pensioniste, Shqipëria ka një buxhet fiks dy herë më të madh se Kosova, por problemi është se Kosova ka vjedhjet, ryshfetet 5 herë më të ulëta se Shqipëria. Problemi është se qeveria e Kosovës dhe kryeministri i Kosovës paratë nuk i kthejnë në pasuri të tyre, por i kthejnë në rroga dhe pensione për qytetarët. Problemi është se ryshfeti në Kosovë është pesë herë më i ulët se sa në narkoqeverinë e Edi Ramës. Shkurt miq, Edi Rama e urren Albin Kurtin se ai nuk vjedh qytetarët e Kosovës siç vjedh Edi qytetarët e Shqipërisë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit